“Nënë Tereza” humbet ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare, pritet hapja e aeroportit të Kukësit

Postuar në 19 Shtator, 2015 16:23

Ditë më parë qeveria shqiptare premtoi se në krye të dy javëve do të njoftonte heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare nga Rinasi. Dhe kjo u lançua si nj arritje. Gjatë një interviste për “A1Report” ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, bëri të ditur se ishte rënë dakord me koncesionarin gjerman dhe me këtë kuadr edhe aeroporti i Kukësit do të vihej në funksionim. “Ti heqësh ekskluzivitetin një koncesionari që ka pronësinë e qiellit shqiptar ka qenë shumë e vështirë”, u shpreh Ahmetaj.

Tashmë negociatave të gjata e të vështira mes palëve duket se u ka ardhur fundi. Ndërsa qeveria shqiptare është drejt shtyrjes së afatit të kontratës me koncesionarin gjerman të aeroportit “Nënë Tereza”. Në një intervistë për “Vizion Plus”, ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, thotë se marrëveshja pritet të firmoset brenda muajit shtator. Kjo do të thotë se koncesionari gjerman, nuk do të ketë më ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare. Gjithsesi në këmbim, qeveria do të shtyjë me më pak se 5 vite, afatin e kontratës. “Çdo efekt që vjen nga hapja e aeroporteve të reja në Shqipëri, do të kompensohet nëpërmjet zgjatjes së kohës së konccensionit,” thotë Haxhinasto i cili shton se në gjykimin e tij ky është një parim shumë i ndershëm. Kontrata me gjermanet e “Tirana Aeroport Parteners” mbaron ne 2025.  Ndërsa me marrëveshjen e re qe pritet të arrihet së fundi, afati i saj do të shtyhet, të paktën deri në vitin 2030. Haxhinasto na zbuloi kështu se mbrojtja e interesit të qytetarëve është parësor, e bashkë me të edhe faktin se "gjermanëve të Rinasit nuk u ndahet shpirti nga vendi i shqiponjave". "Çështje negociatash" e quajti këtë shtesë afati ministri Ahmetaj, i cili shquhet për merakun e madh që ka për interesin publik. 

Comments

Submitted by ec (not verified) on

O Respublica!!!

A mund te quhet lajm nje gje qe nuk ka ndodhur???? Esenca e gazetarise dhe parimi i pare i saj profesional e gazetarise eshte raportimi i FAKTIT! Pra, i asaj qe ka ndodhur! Ne gazetarine shqiptare nje nder problemet e saj dhe tregues i dobesise se pregatitjes profesionale eshte pikerisht marredhenia me lajmin: ne te gjithe gazetat shqiptare, pa perjashtuar asnje, nuk ka dite, ku te mos gjesh raportime/lajme per gjera qe nuk kane ndodhur! Nuk ka peshtirosje me te madhe profesionale!!! Sepse ata qe "japin" te tilla "lajme" nuk i detyron askush te bejne nje gje te tille! Veprojne keshtu sepse ju mungon profesionalizmi, jane krejt te pavemendshem dhe te kujdesshem ne zanatin e tyre, dhe mbi te gjitha vuajne problemin historik e shekullor te shqiptareve raportim problematik me te verteten, dijen, profesionalizmin!!

Perse nuk priste Respublika te ndodhte njehere ky fakt? Pra te kishim nje deklarate zyrtare te te dyja paleve, dhe pastaj ta konsumonte si lajm? Po sikur, pala gjermane te mos beje nje hap te tille, pra te mos pranoje te heqe dore nga ekskluziviteti???? Po perse o mjerane, ne vend qe te kontribuonin ne cuarjen e gazetarise shqiptare ne hulline e duhur, qofte edhe me keto gjera te vockla, veproni ne te kundert te saj? Perse jeni kaq mjerane, kaq pa pergjegjesi, kaq pa profesionalizem, kaq pa vullnet, kap pa respekt, kaq pa pike vemendjeje ndaj korrektes, te vertetes, profesionales, te shendoshes, logjikes, dhe rreshtimit me pozitiven???? Kete vend e ka marre lumi sepse njerzit e tij, mendesine e tyre, e ka shkaterruar dhe marre lumi jo i Enver Hoxhes, po i sa e sa gjeneratave te tera!!! Phu! gazetar dhe gazetari Muti!!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.