Nagorni Karabak
Shkëndija lufte mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, 30 të vrarë në enklavën autonome të Nagorni Karabakut
Azerbajxhani njoftoi të dielën pasdite armëpushim e njëanshëm në Nagorni Karabak, duke shtuar se do t’i përgjigjet një sulmi eventual nga forcat armene. Përplasja e armatosur nis mbrëmjen e së premtes dhe ka vijuar përgjatë gjithë ditës së shtunë duke u gdhirë e diel. Bilanci, 30 të vdekur nga të dyka palët, mes të cilëve dy civilë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, armëpushimi i brishtë u thye të shtunën nga forcat armene, megjithë thirrjet e Rusisë dhe Bashkimit Europian për të ulur tensionet.