Shkëndija lufte mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, 30 të vrarë në enklavën autonome të Nagorni Karabakut
Azerbajxhani njoftoi të dielën pasdite armëpushim e njëanshëm në Nagorni Karabak, duke shtuar se do t’i përgjigjet një sulmi eventual nga forcat armene. Përplasja e armatosur nis mbrëmjen e së premtes dhe ka vijuar përgjatë gjithë ditës së shtunë duke u gdhirë e diel. Bilanci, 30 të vdekur nga të dyka palët, mes të cilëve dy civilë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, armëpushimi i brishtë u thye të shtunën nga forcat armene, megjithë thirrjet e Rusisë dhe Bashkimit Europian për të ulur tensionet. Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i bëri thirrje të dyja palëve që të kthehen në tryezën e bisedimeve. Konflikti lidhet me rajonin autonom të Nagorni Karabakut. Separatistët armenë, të mbështetur nga Jerevani, morën kontrollin e kësaj enklave në fillim të viteve 1990, pas një lufte që shkaktoi 30.000 të vdekur dhe qindra mijëra refugjatë. Aktualisht enklava e Nagorno Karabakut është e banuar kryesisht nga armenët. Pavarësisht nënshkrimit të armëpushimit të vitit 1994, mes dy vendeve nuk ka një traktat paqeje. Azerbajxhani kërcënon vazhdimisht të rimarrë me forcë rajonin autonom, i cili është ende i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit. Armenia, me mbështetjen e Moskës konsideron se mund të përballet me çdo sulm.
Comments
Kemi nje fjale, larg bythes
Kemi nje fjale, larg bythes tone.
Ishalla nuk eshte rusia ne mes, se sherrit nuk i dihet fundi.
Tung.
Rajoni autonom i Nagorni Karabakut
Rajoni autonom i Nagorni Karabakut asht njisoj si Kosova per Shqipnine.
Add new comment