mustafa nano
INTERVISTA/ Mustafa Nano: “ResPublica” nuk është më e imja
“ResPublica” nuk është më e Muç Nanos... Epo ndodh edhe kështu. Çfarë habie mund të sjellë ky fakt. Se natyrisht asnjë dramë nuk ka ndodhur. Ndërkohë, lexuesi fanatik duhet të qetësohet. Thjesht gazeta ka ndërruar botues, ose siç jemi mësuar tanimë të flasim nëpër tavolina kafenesh: ka ndërruar pronar. Por gazeta është po aty: www.respublica.al. Me sa duket për mirë a për keq është tregu ai që vendos për shumëçka. Nostalgjia dhe patetizmi nuk hyn në asnjë xhep. Gjithçka në markatë shitet dhe blihet.