murtaja e zeze
Një histori e shkurtër e pandemisë më të keqe që ka njohur njerëzimi
Ndërsa bota vijon betejën me COVID-19, shifrat janë larg statistikave të zymta të pandemisë më vdekjeprurëse të historisë – murtajës së zezë. E quajtur ndryshe vdekja e zezë, kjo sëmundje goditi Evropën dhe Azinë në mes të viteve 1300, ndërsa shpërthime të tjera ka pasur edhe në shekujt që pasuan. Murtaja vrau rreth një të tretën e popullsisë evropiane kur filloi - gati 20 milionë njerëz. Brenda disa viteve, numri i viktimave arriti deri në 200 milionë viktima në të gjithë botën.
Pandemia e murtajës së zezë në Mesjetë
Midis viteve 1346 dhe 1350 u përhap një sëmundje e tmerrshme në Europë, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut.
Në tetor të vitit 1347, në shumë anije tregtare që kishin ardhur nga Deti i Zi dhe kaluan nga Gjenova për në Mesina, në Sicili, njerëzit ose arrinin të vdekur, ose të sëmurë rëndë me një sëmundje misterioze. Ajo sëmundje u quajt murtaja e zezë ose vdekja e zezë, sepse viktimave u dilnin në trup njolla dhe puçrra të fryra të zeza me madhësi gati të një veze.