multikulturalizmi
Gjermania inicion krijimin e një Aleance për Multikulturalizmin
Së bashku me përfaqësuesit e më shumë se 50 vendeve nga të gjitha kontinentet, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka nisur krijimin e një Aleance për multilateralizmin. "Përkundër krizave të mëdha që ekzistojnë: Rendi i rregulluar ndërkombëtar na ka sjellë si kurrë më parë në histori, paqe dhe mirëqenie. Ne duhet t'i mbrojmë ato", tha Maas në një aktivitet nismëtar të kësaj Aleance, në kornizat e Asamblesë së Përgjitshme të OKB në New York.
Sartori: “Europa nuk ekziston. Multikulturalizmi nuk ekziston. Jemi në luftë me Islamin që nuk mund të integrohet...E majta? Një gjë e turpshme”
Giovanni Sartori, politolog i njohur i ka dhënë një intervistë gazetës italiane “Il Giornale”. Tema kryesore siç pritet është Europa, e ardhmja dhe Islami që po vë në diskutim stabilitetin e saj, për nga mënyra sesi po menaxhohet kriza e imigrantëve. Sartori flet troç: Kjo Europë, Europa e Brukselit ka vdekur. Integrimi me Islamin është i pamundur sipas tij, madje Europa është në luftë me Islamin. Në këtë përballje dramatike shfaqet edhe komikja që e ka emrin: e Majta. Më poshtë intervista:
“Multikulturalizmi çon në shoqëri paralele”
Europa ka trumbetuar shumë këto vitet e fundit konceptin e multikulturalizmit. Por në një Europë ku ndodhin sulme terroriste, ku vala e imigracionit ka sjellë daljen në skenë sërish të partive nacionaliste, ideja duket se po rrëzohet. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila është përshëndetur gjerësisht për pranimin e një numri të madh imigrantësh, deklaroi këtë të hënë në një takim të partisë së saj, se multikulturalizmi është një gjë e rreme. “Ai çon në shoqëri paralele...”, tha Merkel që këtë vit u shpall njeriu i vitit nga revista “Time”.