Sartori: “Europa nuk ekziston. Multikulturalizmi nuk ekziston. Jemi në luftë me Islamin që nuk mund të integrohet...E majta? Një gjë e turpshme”

Postuar në 18 Janar, 2016 19:52

Giovanni Sartori, politolog i njohur i ka dhënë një intervistë gazetës italiane “Il Giornale”. Tema kryesore siç pritet është Europa, e ardhmja dhe Islami që po vë në diskutim stabilitetin e saj, për nga mënyra sesi po menaxhohet kriza e imigrantëve. Sartori flet troç: Kjo Europë, Europa e Brukselit ka vdekur. Integrimi me Islamin është i pamundur sipas tij, madje Europa është në luftë me Islamin. Në këtë përballje dramatike shfaqet edhe komikja që e ka emrin: e Majta. Më poshtë intervista:

 

Profesor,  te fjalët imigracion, Islam, Europë luhet e ardhmja jonë

Mbi këto fjalë thuhen shumë budallallëqe.

Mbi këto fjalë në Francë, intelektualë të së majtës kanë nisur të flasin si të djathtë, thonë se multikulturalizmi ka dështuar, se valët migratore nga vendet myslimane janë të papërballueshme, se Islami nuk mund të integrohet me Europën demokratike...

Janë gjëra që unë i them prej dekadash.

Edhe ju flisni si e djathta?

Nuk më intereson asgjë nga e majta dhe e djathta,  për mua ka rëndësi gjykimi racional. Unë flas nisur nga përvoja e gjërave, sepse i studioj këto çështje prej shumë vitesh, sepse përpiqem të kuptoj mekanizmat politikë, etikë dhe ekonomikë që rregullojnë raportet mes Islamit dhe Europës, për të propozuar zgjidhje për fatkeqësinë  ku jemi degdisur.

Cila fatkeqësi?

Iluzionimi se mund të integrohet paqësisht një komunitet i madh mysliman, besnik ndaj një monoteizmi teokratik që nuk pranon të ndajë pushtetin politik nga ai fetar, me shoqërinë perëndimore demokratike. Mbi këtë keqkuptim ka shpërthyer lufta ku gjendemi aktualisht.

Pse?

Sepse Islami, që në këto 20-30 vitet e fundit është rizgjuar në formë akute, agresive, u gatshëm të shpërthejë dhe i ndihmuar nga teknologji të reja, përherë e më të rrezikshme, është një Islam i paaftë që të evoluojë. Është një monoteizëm teokratik që ka mbetur në Mesjetën tonë. Dhe është një Islam i papajtueshëm me monoteizmin perëndimor. Për shumë kohë, që nga beteja e Vjenës e këtej, këto dy realitete janë injoruar. Tani po përplasen sërish.

Pse nuk mund të bashkëjetojnë?

Sepse shoqëritë e lira si Perëndimi, janë të themeluara mbi demokracinë, pra mbi sovranitetin popullor. Islami nga ana e vet bazohet mbi sovranitetin e Allahut. Dhe nëse myslimanët pretendojnë të aplikojnë një parim të tillë në vendet perëndimore, konflikti është i paevitueshëm.

Po thoni që integrimi për Islamin është i pamundur?

Po them se që nga viti 640 p.e.s Historia nuk regjistron raste kur të jetë realizuar integrimi i islamikëve brenda shoqërive jo-islamike. Sillni ndërmend Indinë apo Indonezinë.

Pra në vendet e tyre, çdo gjë shkon mirë nëse myslimanët jetojnë nën sovranitetin e Allahut, por nëse...”

...por nëse imigranti mbërrin këtu te ne dhe vijon të pranojë këtë parim dhe të refuzojë vlerat tona etiko-politike do të thotë që nuk mundet kurrë të integrohet. Në të vërtetë, në Angli dhe në Francë kemi brezin e tretë të të rinjve islamikë që janë më fanatikë dhe më agresivë se kurrë.

Por multikulturalizmi...

Çfarë është multikulturalizmi? Çfarë do të thotë? Multikulturalizmi nuk ekziston. E majta që e tund këtë fjalë si flamur nuk e di se çfarë është Islami dhe mban diskutime prej injorantësh. Mendoni pak. Kinezët vazhdojnë të jenë kinezë edhe pas dy mijë vjetësh dhe bashkëjetojnë paqësisht me ne në qytetet tona, duke ruajtur traditat dhe zakonet e tyre. Kështu edhe hebrejtë. Kurse myslimanët jo. Në jetën private mundet dhe duhet të ndjekin fenë e tyre, por politikisht duhet të pranojnë rregullin tonë të sovranitetit të popullit, përndryshe duhet të ikin.

Nëse ju dëgjon një i majtë tipik do ju merrte për ksenofob.

E majta është për turp. Nuk ka kurajën të përballet me problemin. Ka humbur ideologjinë e vet dhe për të bërë figurën e mirë të progresistit, është kapur me thonj pas kauzës shumë të dëmshme të dyerve të hapura për të gjithë. Solidariteti është gjë e mirë. Por nuk mjafton.

Çfarë duhet?

Rregulla. Imigracioni drejt Europës po ndodh në shifra të papërballueshme. Kush hyn, kushdo qoftë, duhet të ketë një vizë, dokumente të rregullta, një identitet të qartë. Klandestinët, si persona që jetojnë ilegalisht në një vend, duhet të dëbohen. Dhe kush qëndron nuk duhet të ketë të drejtë vote, përndryshe myslimanët do të themelojnë një parti politike dhe me shkallën e tyre vrasëse të natalitetit, pas 30 vjetësh do të jenë shumicë absolute. Dhe ne do ta gjejmë veten duke jetuar nën ligjin e Allahut. Kam jetuar 30 vjet në SHBA. Kisha të gjitha të drejtat, jo atë të votës. Dhe ndjehesha shumë mirë.

Po zbarkimet masive të imigrantëve në brigjet tona?

Çdo emergjencë ka faza të ndryshme krize. Tani jemi në fazën e fundit, atë të luftës – ne jemi të agresuarit, të jetë e qartë kjo – dhe në luftë ke të drejtë të mbrohesh me të gjitha armët që ke në dispozicion, që nga dronët e deri te silurat.

Ku e keni fjalën?

Po them që në fazën e luftës nuk respektohen ujërat territoriale. Dërgohen avionët drejt brigjeve libiane dhe fundosen anijet përpara se të nisen. Sigurisht pa njerëzit në to. Është i vetmi mjet parandalues ndaj sulmit që po i bëhet Europës. Dy-tre fundosje dhe do të heqin dorë. Kështu që nëse duan të hyjnë në Europë do të jenë të detyruar të kërkojnë të tjera rrugë të zakonshme, më të kontrollueshme.

Sikur t’ju dëgjonte një nga ata intelektualët për të cilët fajin e ka përherë Perëndimi...

Intelektualë budallenj dhe vetëpërzgjedhës. E di edhe unë që Inkuizicioni ishte një tmerr. Por atë  fazë të fanatizmit Perëndimi e ka kapërcyer prej shekujsh. Islami jo. Islami nuk e ka kapacitetin e ecolucionit. Është dhe do të jetë përgjithnjë, ai që ishte dhjetë shekuj më parë. Është një botë e palëvizzhme që nuk hyri asnjëherë në shoqërinë industriale. As edhe vendet më të pasura si Arabia Saudite. Kanë naftën dhe shumë para, por nuk prodhojnë asgjë, blejnë jashtë çdo produkt të gatshëm. Simboli i qytetërimit të tyre, në fakt nuk është industria, por tregu, pazari.  

Thuhet se kontrata mes qytetërimeve të ndryshme është pasurim reciprok.

Nëse ekziston respekti reciprok dhe vullneti për të bashkëjetuar po. Në rast të kundërt nuk është pasurim, është luftë. Luftë, ku arma më e fuqishme është ajo demografike, e gjitha në favorin e tyre.

Po Europa çfarë bën?

Europa nuk ekziston. Nuk është parë ndonjëherë një strukturë politike më budallaqe se kjo Europë. Është një përbindësh. Nuk është në gjendje as të ndalojë imigrimin e personave që punojnë për 10% të vlerës së punës së krahut europiane, duke shkatërruar kështu ekonominë e kontinentit. Nuk është kjo Europa ime.

Cila është Europa juaj?

Një Europë konfederative, e përbërë vetëm nga 6-7 shtete anëtare, ku Presidenti duhet të jetë edhe drejtues i Bankës Europiane, për të patur kështu si pushtetin politik, ashtu edhe atë ekonomiko-financiar. Dhe një gjykatë të vetme supreme si në SHBA. Europa e Brukselit me 28 vende anëtare me 28 gjuhë të ndryshme është një entitet i vdekur. Një Europë që do të zgjerohet deri në Ukrainë...Qesharake. Nuk di të mbrohet as nga fanatizmi islamik.

Si do të përfundojë Islami?

Kur mbërrihet te njeriu-bombë, te martiri që vetëshpërthehet në mes të civilëve, do të thotë se konflikti ka mbërritur në maksimum.

http://www.ilgiornale.it/news/siamo-disastro-perch-ci-siamo-illusi-integ...

Përktheu: Skerdilajd Zaimi 

Comments

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Ketij zoterise i lumte pena. I ka thene gjerat sic jane pa hipokrizi dhe endrra ne diell. Po kush degjon se?

Submitted by Albi_I (not verified) on

I lumte!

Submitted by shqiptar (not verified) on

Eshte e vertete qe nuk mund te imponohet artificialisht apo me dhune kultura, e menyra e jeteses se botes perendimore demokratike kryesisht te krishtere, botes lindore islamike e anasjelltas.
Por ku do te shkoje bota nese do te dilej me idene e luftes kunder bashkejeteses , e mohimeve te dy aneshme me fryme fetare ?
A nuk eshte kjo nje teori qe nxit nje lufte te trete apokaliptike boterore ?
Multikulturalizmi paskej mare fund .
Po si do te realizoheshka monokulturalizmi ?
Mos me robotizimin e mendjes njerezore ?
Multikulturalizem ka edhe mbrenda nje familje.
Ne vartesi te aftesive intelektuale por edhe te rrethanave, nder dy vellezer, njeri mund te behet nje shkencetar i shquar e tjetri te ngelet analfabet.
Si do te realizonim luften kunder multikulturalizmit ne kete rast ?
Mos duhet qe shkencetari te vrase analfabetin qe te realizohet bashkejetesa ?
Emigracioni qenka armiku numer nje i progresit.
Po per cilin popull mund te pretendohet se ne historine e tij nuk ka pasur kurre emigracion ?
Sa milione bashkeqytetare te z Santori kane emigruar ne kohe te ndryshme e ne rethana te ndryshme ?
Sa miliona "kolone" me dhune, me lufte apo nga rreziku i mbijeteses jane shperndare ne te gjitha kontinentet ?
Mos duhet fshire teresisht nga historia kultura qe perhapi perandoria mijevjecare romake apo perandorite e tjera te vjetra apo e kunderta te monokulturizohen te gjithe popujt qe ishin te pushtuar nga keto perandori ?

Submitted by Gishti ne "plag... (not verified) on

Ky zoteria ka pjerdh. Logjika qe kush eshte i pjerdhur dhe i flet menderja para gojes, eshte i sinqerte eshte logjika me idiote ne bote. Perse qenka i sinqerte ai qe flet psikopatira qe i cojne njerezit ne lufte, dhe nuk qenka i sinqerte ai qe kerkon te ruaje humanitetin e vet duke u perpjekur deri ne fund per dialog e paqe?
Nga ky kendveshtrim Hitleri do te ishte njeriu me i sinqerte ne bote.

Submitted by Shqipe e Lire (not verified) on

Sipas teje ka pjerdhe ky sepse thote nje te vertete absolute. Vendet Islamike dhe fatkeqesisht dhe Shqiperia jone jane ne lufte te vazhdueshme me vetveten. Kjo sjell qe dhe kultura e njerezve qe jetojne ne keto vende te jete si nje kope qe perdoret nga kushdo qe merr nje kembore ne dore. Shembulli me i mire ne bote jemi pikerisht ne se pse ky zotnia ka te drejte.

Submitted by Gazra (not verified) on

Sipas teje, ne na pengoka veja te jemi ne rregull?
Uau, si keshtu, kur 90 perqind e ketij vendi as e njeh fene e as s'ia ndjen fare per te?
Mund t'i urresh myslimanet, ka idiote me bollek kjo bote, por nuk ka nevoje te deformosh logjiken deri ne kete pike, per te gjetur menyren sesi ti godasesh ata!

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

E cfaredo qe te thoni ju qe u pelqen e pjerdhura, ky zoteria ka te drejte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.