Molnupiravir
Britania e Madhe aprovon Molnupiravir-in kundër CoVid-19
Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që miraton një pilulë antivirale kundër CoVid-19. Pilula është zhvilluar nga Merck dhe Ridgeback Biotherapeutics dhe ajo tregtohet nën emrin molnupiravir për përdorim te njerëzit me sëmundje me simptoma të moderurara apo të lehta si dhe tek ata që konsiderohen se kanë një faktor të shtuar risku për rëndimin e gjendjes si obezët, diabetikët e moshës së madhe dhe ata me sëmundje kardiovaskulare.
Pilula Molnupiravir rezulton efektive kundër Covid-19
Një pilulë antivirale duket premtuese në luftën kundër Covid-19. Molnupiravir, e prodhuar nga Merck & Co ka rezultuar efektive në reduktimin e shtrimeve në spital dhe mortalitet, duke i ulur këto me 50%. Rezultatet premtuese të dala nga fazat e fundit të testeve klinike kanë bërë që gjiganti i farmaceutikës dhe partneri Ridgeback Biotherapeutics LP të ndalojnë studimin dhe bëhen gati për të kërkuar autorizim për përdorimin emergjent të ilaçit nga SHBA.