Britania e Madhe aprovon Molnupiravir-in kundër CoVid-19
Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që miraton një pilulë antivirale kundër CoVid-19. Pilula është zhvilluar nga Merck dhe Ridgeback Biotherapeutics dhe ajo tregtohet nën emrin molnupiravir për përdorim te njerëzit me sëmundje me simptoma të moderurara apo të lehta si dhe tek ata që konsiderohen se kanë një faktor të shtuar risku për rëndimin e gjendjes si obezët, diabetikët e moshës së madhe dhe ata me sëmundje kardiovaskulare.
Sipas enteve rregullatore britanike, pilula do të administrohet sapo është konfirmuar një test pozitiv CoVid-19 dhe pesë ditë nga shfaqja e simptomave. Deri më sot të vetmet trajtime të posaçme kundër CoVid-19 që merren në rrugë orale janë antivirali remdesivir dhe deksametazone, që përgjithësisht jepen pas hospitalizimit.
Add new comment