mocioni i mosbesimit
Kosovë, Kuvendi rrëzon me mocion mosbesimi qeverinë e Isa Mustafës
Qeveria e Isa Mustafës është rrëzuar nga Kuvendi i Kosovës. Mocioni i mosbesimit i ndërmarrë nga Nisma për Kosovën e Fatmir Limajt ka marrë 78 vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenime nga 114 deputetë të pranishëm. Pas këtij akti duket se edhe çështja e demarkacionit me Malin e Zi mbetet pezull.
Zyrtarizohet mocioni i mosbesimit për qeverinë e Kosovës
Qeveria e Isa Mustafës në Kosovë do të përballet së shpejti me një mocion mosbesimi. Mediat kosovare shkruajnë se nismëtarja e mocionit, “Nisma për Kosovën” ka mbledhur 40 nënshkrimet e nevojshme, prej të cilave 8 firma u përkasin deputetëve të partive në pushtet. Kërkesa është depozituar sot dhe në zbatim të ligjeve dhe rregullores së Kuvendit, pritet mbledhja e Kryesia e Kuvendit që të vendosë dhe në harkun e 48 orëve thirret seanca e jashtëzakonshme.