mobilizimi
Shërbimet ukrainase pretendojnë se Rusia po planifikon mobilizimin e 500 mijë trupave të tjera ushtarake
Shërbimet sekrete ukrainase pretendojnë se Rusia është duke organizuar rekrutimin dhe mobilizimin e 500 mijë trupave të reja ushtarake që sipas tyre nis në mesin e muajit janar.
Një zyrtar i shërbimeve sekrete ushtarake, Andriy Cherniak, deklaroi për “Politico” se mobilizimi do të përfshijë disa qytete të mëdha dhe qendra strategjike industriale.
Arritëm marrëveshje me Kievin, Perëndimi e minoi. Nuk bllofoj: Do përdorim çdo mjet ndaj kërcënimeve
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar mobilizimin e pjesshëm në vend që përfshin angazhimin në Ukrainë. Përtej këtij akti, të cilin zyrtarë të Ukrainës e kanë cilësuar si të pritshëm, Putin ka konfirmuar atë që është raportuar më herët nga analistë në Perëndim se arritja e marrëveshjes së armëpushimit u minua nga perëndimi, kryesisht Britania e Madhe.
Korea e Veriut: Kanë aplikuar për t’u mobilizuar, 3.475 milionë njerëz
Tensioni mes Koresë së Veriut dhe SHBA mbetet i lartë dhe askush nuk mund të thotë me siguri nëse lufta nuk është më çështje e këtyre ditëve apo jo. Agjencia koreano jugore, Yonhap, referon gazetën e Koresë së Veriut, Rodong Sinmun, sipas të cilës aplikimet për t’’u mobilizuar kanë arritur në shifrën e 3. 475 milionë njerëzve. Mes tyre ka punëtorë, studentë, pensionistë, një masë e madhe kjo që do ta kthente luftën në një përplasje me pasoja shkatërrimtare. Duket se acarimi i Phenianit ka ardhur pas miratimit më 5 gusht të sanksioneve të reja nga Këshilli i Sigurimit në OKB.
Socialistët e duan shumë Shqipërinë. “Rikthejnë Zborin”...edhe për të shërbyer Jashtë vendit
Qeveria ka miratuar së fundmi planin e mobilizimit të përgjithshëm, ose të pjesshëm gjatë periudhës kur kërkohet gjendja e jashtëzakonshme. “Mobilizimi ushtarak është detyrim ligjor i shtetasve për të siguruar plotësimin e njësive e të reparteve të strukturave ushtarake me personel, gjatë periudhave në të cilat janë vendosur masa të jashtëzakonshme. Mobilizimi kryhet në bazë të situatave të veçanta dhe nevojave të Forcave të Armatosura.