Socialistët e duan shumë Shqipërinë. “Rikthejnë Zborin”...edhe për të shërbyer Jashtë vendit
Qeveria ka miratuar së fundmi planin e mobilizimit të përgjithshëm, ose të pjesshëm gjatë periudhës kur kërkohet gjendja e jashtëzakonshme. “Mobilizimi ushtarak është detyrim ligjor i shtetasve për të siguruar plotësimin e njësive e të reparteve të strukturave ushtarake me personel, gjatë periudhave në të cilat janë vendosur masa të jashtëzakonshme. Mobilizimi kryhet në bazë të situatave të veçanta dhe nevojave të Forcave të Armatosura. Forcat rezervë, të cilat thirren gjatë mobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshëm, janë pjesë e Forcave të Armatosura, të cilat janë të gatshme për pjesëmarrje gjatë gjendjeve kur janë vendosur masa të jashtëzakonshme, si dhe për pjesëmarrje në misione/operacione në mbështetje të paqes, jashtë vendit”. thuhet në vendim. Kjo është pak si shumë: t’u kërkosh shqiptarëve: ejani të mbroni ose të kontribuoni në një vend ku vjedhim ne. Mund të gëlltitej edhe kjo, por si mundet që forcat rezervë të përgatiten edhe për Jashtë vendit? Ndoshta Shqipëria po përgatitet për pjesëmarrje në luftë diku afër rajonit tonë dhe për këtë po përpunon kuadrin e nevojshëm ligjor.
Add new comment