mjeshtrat italiane
Nga misioni i pamundur tek gënjeshtrat bajate të imazhit
Që qeveria dhe ministrat i janë përshtatur shijeve estetike të kryeministrit kjo nuk është asgjë e re, madje vizionin e Rilindjes Urbane kryeministri e ka shtrirë edhe në bashki të tjera të vendit, sipas modelit që zoti Rama pëlqen ta quajë “Shqipëria e Gjeneratës Tjetër”. Në funksion të këtij qëllimi ishte dhe hapja e ekspozitës në Galerinë Kombëtare të Arteve me kryevepra të artit italian të viteve 1900. Deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë në rendin e fushatave të tilla kulturore që synojnë qasjen e publikut dhe për më tepër të rinjve me artin modern të një vendi si Italisa fqinje.