Nga misioni i pamundur tek gënjeshtrat bajate të imazhit

Postuar në 16 Janar, 2017 17:51

Që qeveria dhe ministrat i janë përshtatur shijeve estetike të kryeministrit kjo nuk është asgjë e re, madje vizionin e Rilindjes Urbane kryeministri e ka shtrirë edhe në bashki të tjera të vendit, sipas modelit që zoti Rama pëlqen ta quajë “Shqipëria e Gjeneratës Tjetër”. Në funksion të këtij qëllimi ishte dhe hapja e ekspozitës në Galerinë Kombëtare të Arteve me kryevepra të artit italian të viteve 1900. Deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë në rendin e fushatave të tilla kulturore që synojnë qasjen e publikut dhe për më tepër të rinjve me artin modern të  një vendi si Italisa fqinje. Rendi fillon e prishet kur prezantimin e merr në dorë kryeministri, i cili e lidh ekspozitën jo me rëndësinë që ka në vetvete, por me rekordin e risive që mbajnë vulën e kësa qeverie.

Është hera e parë që në Shqipëri vjen një koleksion veprash origjinale të artit botëror. Artdashësit, apo edhe nxënësit e studentët mund t’i shijojnë ato në muret e Galerisë tonë Kombëtare”,- tha Rama në fjalën hapëse të ekspozitës.

Tërësisht e pavërtetë ose thënë më shqip një gënjeshtër e paskrupullt si shumë të tjera që lidhen me marketingun e qeverisë si e para që ka sjellë artin modern në Shqipëri dhe shumë “pasqyra” të tjera, të cilat shqiptarët përballen për herë të parë në raport me botën. Madje ministrja e Kulturës shkoi më tej duke folur për një mision të pamundur që kjo qeveri e ktheu në realitet.

Gati e pamundur dukej kjo sfidë kur e menduam në fillim, muaj më parë, kur me Iole Siena, Presidenten e Arthemisia-s, filluam të imagjinonim sesi mund të bëhej një ekspozitë e tillë Kryeveprash arti në Tiranë. Lista e kushteve që duheshin plotësuar ishte kaq e rëndë saqë dukej se smbaronte. Por edhe më shumë peshonte dëshira, pasioni dhe energjia nga të dy anët e Adriatikut për ta arritur të pamundurën”,- tha ministrja.

Të përgënjeshtrosh këtë dimension që po na servir kryeministri dhe qeveria  është mision fare i lehtë mjafton të kesh punuar si gazetar prej 2010-ës e mbrapa. Pikërisht në këtë vit dhe konkretisht në muajin prill në në Muzeun Kombëtar në Tiranë është hapur një ekspozitë  e mjeshtrave italiane të pikturës si Reni, Karaçi, Jordani, Balla, De Chirico dhe Morandi, në kuadër të  nismës "Italia dhe Shqipëria 2010 - Dy popuj, një det, një miqësi". http://www.albanianews.it/cultura/1057-italia-e-albania-2010-due-popoli-....

Ishte pikërisht ambasadori italian i asaj kohe D'Elia që shpjegoi se kjo ishte e para ekspozitë e këtij lloji e mbajtur ndonjëherë në Shqipëri. Madje për të promovuar këtë nismë në Tiranë mbërriti edhe ish-ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini dhe kryetari i Dhomës së Senatit, Gianfranco Fini.

Comments

Submitted by andi 1 (not verified) on

Është e para herë (qoftë e fundit), që kemi një kryeministër pordhac fshati dhe ca ministre leshko në kulturë dhe arësim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.