Michel Houellebecq
Libri dhe inteligjenca artificiale, një pakt faustian?
Për inteligjencën artificiale, ose të paktën për Llama, softueri i Metës, shkrimtari francez, Michel Houellebecq, është i ndaluar. Tekstet e autorit të "Grimcave elementare", "Nënshtrimi" apo "Serotonina", romane me temperaturë të lartë letrare dhe jo pak thumbuese, konsiderohen të paprezantueshme, jashtëzakonisht jokorrekte politikisht, për të mos thënë islamofobe.
Houellebecq: Gabova në atë që thashë për islamin; nuk besoj më te idetë, besoj te njerëzit
“Disa muaj në jetën time” është libri i fundit i Michel Houellebecq. Një novelë me nota autobiografike që rrëfen periudhën tetor 2022-mars 2023, të cilët autori i përshkruan si më të këqinjtë e jetës.
Fillimisht denoncimi, më pas i tërhequr, i Xhamisë së Madhe të Parisit për komentet e tij për myslimanët gjatë një interviste për revistën “Front Populaire” të Michel Onfray .
Më pas, akoma më keq, beteja e gjatë ligjore kundër Stefan Ruitenbeek, i cili e përfshiu shkrimtarin dhe gruan e tij Lysis në një film porno, pa pëlqimin e tyre.