mesuesja
E pezulluar se u mësoi nxënësve të luten, debat në Itali për mësuesen nga Sardenja
Rasti i një mësueseje italiane, e cila u pezullua nga puna për 20 ditë, pasi u mësoi nxënësve të luteshin, ka hapur debat. Marisa Francescangeli, 58 vjeç, mësuese shkollën fillore të Nuoros, në provincën e Oristanos, ndërsa zëvendësonte një kolege, u kërkoi nxënësve të klasës së tretë të recitonin dy lutje.
Ankesa e dy prindërve për këtë kërkesë u pasua nga vendimi i drejtorit të shkollës për ta pezulluar atë për 20 ditë, pa të drejtë page.
Druri ka dalë nga Xheneti/“Mësuesja e shkollës në Bushat, të kthehet në punë”
Mësuesja Nevila Duraj u largua nga puna sepse u filmiay duke qëlluar një nxënës në shkollën “Gjon Ndoci” në Bushat. Por sot, nëna e fëmijës thotë se mësuesja ka të drejtë ta qëllojë nxënësin kur bën prapësi. Ndaj ajo duhet të kthehet në punë: “Fëmijën tim kur e kam çuar në shkollë i kam thënë mesueses se fëmija kur bën zhrumë, s’mëson, një shpullë me ja dhanë fëmijës, ça ka se e rreh mësuesja, se i jep një shuplakë? Për mua ajo është një mësuese shumë e mirë. Sa për mua si prind për mua ajo që tani fillon mësimin.