Druri ka dalë nga Xheneti/“Mësuesja e shkollës në Bushat, të kthehet në punë”
Mësuesja Nevila Duraj u largua nga puna sepse u filmiay duke qëlluar një nxënës në shkollën “Gjon Ndoci” në Bushat. Por sot, nëna e fëmijës thotë se mësuesja ka të drejtë ta qëllojë nxënësin kur bën prapësi. Ndaj ajo duhet të kthehet në punë: “Fëmijën tim kur e kam çuar në shkollë i kam thënë mesueses se fëmija kur bën zhrumë, s’mëson, një shpullë me ja dhanë fëmijës, ça ka se e rreh mësuesja, se i jep një shuplakë? Për mua ajo është një mësuese shumë e mirë. Sa për mua si prind për mua ajo që tani fillon mësimin. Bile bile, fëmija im s’ka dashur me ardhur në shkollë se thotë e kanë hequr mësuesen, du me ndejt në shpi s’shkoj në shkollë pa ardhur mësuesja ime”, – tha nëna e nxënësit të dhunuar E.U. Siç e dimë të gjithë, mësuesit na kanë dhënë të gjithëve nga një shuplakë. Dhe askush nuk e merrte për të keq. Sot ka video që kthehen në gjyq popullor nga një shoqëri që e kultivon dhunën ngado e që rri me telefon në dorë.
Add new comment