mesdheu

300 mijë tonë plastikë hidhen çdo vit në Mesdhe. Turqia, përgjegjësja kryesore

Postuar në 08 Qershor, 2018 12:15

Mesdheu po kthehet në një det që përmbytet nga plastika dhe ku ndotja mund ta bëjë atë të dëmshëm për jetën detare dhe shëndetin e njerëzve. Një raport i World Wild Life dëshmon se në detin  Mesdhe hidhen çdo vit 300 000 tonë plastikë duke ekspozuar shëndetin tonë ndaj rreziqeve serioze që vijnë me mikroplastikën.

Vendi kryesor që kontribuon në ndotjen në fjalë është Turqia, pasuar nga Spanja, Italia, Egjipti, Franca, Algjeria dhe Greqia.

Der Spiegel: Gjuetia për thesarin e Mesdheut

Postuar në 19 Shkurt, 2018 17:58

Revista gjermane “Der Spiegel” botoi një artikull mbi fushat e gazit me titull "Gjuetia për thesarin e Mesdheut". Sipas saj, Mesdheu ka rezerva të mëdha gazi dhe shumë vende duan ta shfrtyëzojnë këtë pasuri.  Ajo çka vihet re ëshë një përshkallëzim i konfliktit mes Izraelit dhe Libanit dhe Turqisë e Qipros.

Projekt tripalësh, kanal lundrimi që lidh Danubin me Mesdheun

Postuar në 14 Dhjetor, 2017 12:24

Greqia, Maqedonia dhe Serbia duan të ndërtojnë një kanal që, sipas Alexis Tsipras, "mund të ndryshojë gjeografinë e Ballkanit". Kjo është ajo që gazeta gjermane Die ëelt thekson duke iu referuar planeve për të ndërtuar një kanal që lidh Danubin me Mesdheun.

"Është një "punë mbresëlënëse" që synon lidhjen e Danubit përmes Moravës me Axios, dhe Gjirin Termaik, në perëndim të Selanikut për në Egje"- thuhet në raport. Nëse projekti zbatohet, do të jetë një nga më të mëdhenjtë në Evropë. 

Komiteti Hebreo – Amerikan: Trekëndëshit Qipro – Izrael – Greqi, t’i bashkohet edhe Egjipti

Postuar në 07 Tetor, 2017 12:01

Kreu i Komitetit Hebreo - Amerikan, David Harris, ka komentuar përmes një interviste për gazetën greke “Kathimerini” projektet gjeopolitike që lobi që ai përfaqëson, synon në Mesdheun Lindor. Në qendër të interesave është padyshim siguria dhe mirëqenia e Izraelit, që prej 30 vjetësh është në një bashkëpunim strategjik me Qipron dhe Greqinë. 

Takimet e rregullta të tre liderëve ilustron partneritetin dhe miqëisnë e afërt, pa harruar se është përherë e më e qartë se lidhjet janë institucionalizuar si shtylla të interesit kombëtar të të tre shteteve”, tha Harris. 

Skica e Renzo Piano: Vizatojeni Italinë si t'ju pëlqejë

Postuar në 20 Gusht, 2017 10:05

Arkitekti Renzo Piano i ka dhuruar gazetës “Repubblica”, një vizatim të vetin të Mesdheut. Një liqen i kaltër në mes të tokës së bardhë të kontinenteve që e qarkojnë. Një ide e thjeshtë me një provokim të imagjinatës së gjithësecilit: Italia aty duket, nuk ekzistojmme kufijtëne qartë. Një vend që bashkon veriun me jugun, në mes të kulturave të ndryshme, qytetërimeve antike, ajo është siç thotë arkitekti e bekuar nga gjeografia dhe klima.

“Do ishte më mirë të flitej për një botë Euro-Mesdhetare”

Postuar në 27 Dhjetor, 2016 10:50

Alessandro Barbero, historian dhe pedagog për mesjetën në universitetin e Piemontes, I jep një intervistë gazetës “Corriere della Sera” rreth një kolane të re të titulluar: Historia, Italia, Europa, Mesdheu. Kolana është e asociuar me gazetën, një praktikë kjo e njohur në Itali.

Çfarë ka rëndësi është pyetja historike dhe aktuale: Çfarë është Europa?

Ngrohja e Mesdheut sjell gjelbërimin e Sahelit

Postuar në 21 Korrik, 2016 14:51

Ndryshimet klimaterike të konstatuara këto dekada kanë prodhuar pasoja të ndryshme në rajone të ndryshme. Në Sahel, brezi poshtë Afrikës veriore magrebine, nga Eritrea në Senegal, i është nënshtruar rritjes së vegjetacionit, si pasojë temperaturave të larta në Mesdheun lindor. Studime nga instituti Max Planck në Hamburg provojnë se këto luhatje termike në Mesdhe kanë rritur sasinë e shirave në Sahel, një rajon që dominohet nga musoni afrikanoperëndimor, mes muajve qershor dhe shtator, ndërkohë që ka thatësirë  në dimër.

Ministrja Kumbaro: “E kam diellin në lëkurë. Jam shqiptare, pjesa mesdhetare është brenda meje”

Postuar në 19 Gusht, 2015 19:12

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, një femër elegante dhe fine, ka dhënë një intervistë për revistën “Marie – Claire” ku flet për Shqipërinë, traditat e saj, atë pjesë të saj që ende nuk njihet e paragjykohet. Kumbaro që nuk është shumë prezente në media, i është përgjigjur edhe një pyetjeje që ngjan disi inkoherente në kohën e sotme. “Shqiptarët ndjehen më shumë banorë të Ballkanit apo Mesdheut?” Inkoherente dhe e pavend pasi vitet ikin dhe “kurioziteti” rri në vend për të këmbëngulur se nga jemi dhe çfarë duam.

Pages

Subscribe to RSS - mesdheu