menendez
Asnjë lëshim Erdoganit!
Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë ndryshime në politikën e jashtme në rajonin tonë, të paktën lidhur me protagonizmin e tyre përkundrejt veprimeve dhe politikave që sfiduan rendin e deritanishëm. Në një intervistë të shkurtër për gazetën greke “Kathimerini”, kryetari i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, senatori Bob Menendez, thotë se partneriteti strategjik 3+1 mes Greqisë, Qipros, Izraelit dhe SHBA mund të sjellë përfitime të mëdha dhe të shërbejë si bllok ndaj ambicive dhe politikës gërryese turke të drejtuar nga Reçep Tayyip Erdogan.