melcia
Fruktoza mund të bëhet shkak për yndyrën në mëlçi
Konsumi i tepërt i fruktozës - një ëmbëlsues i përdorur gjerësisht në dietën amerikane - mund të çojë në sëmundje të mëlçisë. NAFLD (dëmtimi jooalkolik yndyror i mëlçisë), është një sëmundje relativisht e përhapur në Shtetet e Bashkuara. Por në kundërshtim me atë që dihej deri tani, studiuesit e Universitetit të Kalifornisë, San Diego School of Medicine, raportojnë se fruktoza ndikon negativisht në mëlçi pasi të arrijë në zorrë, ku sheqeri prish pengesën epiteliale duke mbrojtur organet e brendshme nga toksinat bakteriale në zorrë.