mehmet shehu
"1981"/Shehun e vrau me dorën e vet Kadri Hazbiu. Një mjek shumë i njohur e shtriu në krevat
Qemal Lame, ish-kryehetues i Shqipërisë që nga viti 1982, ka dhënë së fundmi një intervistë në News 24, gjatë së cilës ai ngre pretendimin se Mehmet Shehu është vrarë. Pra se ish-kryeministri i Shqipërisë u likujdua fizikisht në natën 17 dhjetori 1981, për të vijuar më pas me procesin politik që iu ngrit duke e shpallur të vetëvrarë në kushte të krizës nervore.
Arsyeja pas kësaj “tabloje sinoptike” do të ishte përfshirja dhe implikimi i thellë i Shehut në detyra agjenturore me synim rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës.
Samir Mane si Mehmet Shehu. Në një version të videos së Dubait është retushuar figura e biznesmenit
Për darkën e Dubait po qarkullojnë dy video. Njëra është kjo:
E dyta, kryesisht në krahun opozitar, është kjo:
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/3776734109014650
Dallimi: Në videon e dytë mungon pamja e Samir Manes, biznesmenit që mesa duket për arsye që nuk kuptohen mirë ka pësuar fatin e Mehmet Shehut pas vdekjes: e kanë retushuar nga materiali.
Në Shqipëri ka filluar të flitet për rraca politike, deputetja e PD kërkon dekorimin e viktimave në masakrën e Qafë-Valmerës
Debati që lindi pas dekorimit të 67 anëtarëve të Ballit nga presidenti Nishani duket se po rithemelon një debat të pabarabartë lidhur me heronjtë dhe tradhëtarët e Luftës Antifashiste. Historiografia e regjimit diktatorial ngriti në zenit luftën partizane, duke anatemuar rolin e nacionalistëve, sidomos atyre të rreshtuar me Ballin Kombëtar. Gjesti i Nishanit edhe pse i diskutueshëm për llojin e dekoratës ngjalli reagimin e atyre që i kanë dhënë atributin vetes të identifikohen si pasardhës të fitimtarëve dhe kësisoj të rreshtuar sipas tyre në anën e duhur të historisë.
Dekorata e Presidentit dhe një krim i pranuar nga vetë PPSH
Kastriot Dervishi, ish- drejtor arkive në Ministrinë e Brendshme, gazetar dhe autor i disa librave të pajisura me burime arkivore, poston një përmbledhje të shkurtër mbi ngjarjen e vitit 1943 në Lushnje. Dekorimi i 67 ballistëve nga Presidenti Nishani ka zgjuar disa reagime që mëtojnë të konservojnë drejtësinë e luftës, duke mohuar krimin dhe vënë në tryezë elementin e bashkëpunimit. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1943, një vit pas Pezës ku Balli ishte firmëtar dhe pak ditë nga Mukja, ku të dyja palët erdhën në marrëveshje.
Autobiografia e Mehmet Shehut: Planet për akte terroriste kundër Zogut dhe pendesa për ekzekutimet e urdhëruara nga Dushan Mugosha
Mehmet Shehu, njeriu i hekurt i Partisë së Punës i ardhur nga radhët e luftës dhe krahu i djathtë i Enver Hoxhës deri në vitet ’80 ka dokumentuar veprimtarinë e tij politike dhe luftarake në një autobiografi që sheh dritën e publikimit dhe që tregon një anë tjetër të ish-heroit të luftës së Spanjës që nga koha kur ai nisi të aktivizohej me grupet komuniste. Shehu tregon antizogizmin e tij dhe idetë për të kryer akte terroriste kundër mbretit. Më tej ai sqaron edhe marrëdhëniet brenda elementëve komunistë gjatë luftës dhe raportet me Jugosllavinë e Titos.
Enveri, Mehmeti, (vetë)vrasja
Një përjetim personal në 34 vjetorin e (vetë)vrasjes së Mehmet Shehut
Letër e meshtarit Pjetër Meshkalla për Mehmet Shehun: "Me luftën kundër fesë, do të diskreditohemi faqe botës"
Kryetarit të Këshillit të Ministrave – Mehmet Shehu Tiranë
Arben Puto: “Eliminimi i Mehmet Shehut ishte vendosur që më parë, pritej vetëm sebepi”. Dhe disa fjalë për privilegjimin e disa gjirokastritëve
Gazeta “Dita” publikon prej dy ditësh pjesë të kujtimeve të historianit Arben Puto. Puto bën kalime të shpejta në periudhën e komunizmit, që edhe botohen në gazetë, për të dhënë disa konkluzione për ngjarje dhe vendime të asaj kohe. Ai rrëfen se kishte sjellë nga Britania e Madhe dokumente të anglezëve për Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun, karakteristika që oficerëve të OSE-së, për dy liderët shqiptarë.