mbyllja
Zbythet New York Times. Mbyll seksionin e karikaturës politike
Gazeta e njohur New York Times ka njoftuar se do të ndalojë së publikuari karikatura(cartoon) politike pas një situate të krijuar me ironizimin e Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Beniamin Netanyahu. Karikatura është konsideruar si anti-Semite dhe mesa duket kaq ka mjaftuar që gazeta që sillet si referencë për lirinë ta kompromentojë pozitën e vet duke ndalur çdo karikaturë politike.
Mbyllja e portaleve pa NIPT, propagandë nga AKEP
Më 15 tetor të vitit të kaluar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare paralajmëroi 44 portale që të regjistroheshin pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit si dhe NIPT-in ta paraqisnin në faqen kryesore në opsionin kontakt. Në njoftimin zyrtar thuhej se portalet kishin vetëm 72 orë kohë për t'u regjistruar, në të kundërt AKEP do të mbyllte çdo portal online që rezulton i paregjistruar në QKB. Në listën e publikuar përfshiheshin edhe media nga Kosova, fakt që krijoi edhe shumë pakënaqësi më pas.
“Ligji për lojërat e fatit,” Shyti: Deri tani janë mbyllur rreth 2 mijë pika bastesh
Ende pa hyrë në fuqi, ligji për mbylljen e basteve dhe lojërave të fatit ka dhënë efektet e para. Kreu i shoqatës së basteve Artan Shyti konfirmon se deri tani janë mbyllur rreth 2 mijë pika, ndërsa paralajmëron dëm të madh ekonomik. Parlajmërimi i Kryeministrit mesa duket ka dhënë efekte të menjëhershme.
TemaTv
Pasojat e ikjes nga vendi, mbyllen 16 shkolla në Fier
Pasojat e largimit të shqiptarëve po reflektohen edhe në sistemin arsimor. 16 shkolla 9-vjeçare nuk do të hapen këtë vit shkollor në qarkun e Fierit si pasojë e tkurrjes së numrit të nxënësve.
Sipas Drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore në këtë qark, Yllka Beci, çdo vit ka një reduktim të numrit të nxënësve nëpër shkolla, më së shumti në Bashkinë e Fierit dhe Roskovecit
Mbyllet pas 900 vjetësh manastiri bernardin i Himmerod. Kosto dhe mungesë besimtarësh
Një manastir 900 vjeçar në Gjermani do të mbyllet përfundimisht për shkak të kostove dhe mungesës së besimtarëve. Fjala është për manastirin bernardin të Himmerod Abbey, themeluar në vitin 1134 dhe krijuesi I urdhërit Bernardin – Cisternian, Bernhardi I Clairvaux.
Lamtumirë Romës - Totti mbyll karrierën me ekipin e tij
Francesco Totti i ka dhënë fund sot karrierës së vet me Romën. Një ikonë e Romës dhe futbollit italian të këtyre viteve, 40 vjeçari ka luajtur sot kundër Genoa ndeshjen e 786-të. Ai ka mbajtur edhe një fjalë të shkurtër nën peshën e emocioneve të mëdha.
"Çadra mbyllet brenda pak ditësh"
Cirku në prag mbylljeje
Cirku i Tiranës, i vetmi në Shqipërië mund të gjendet shumë shpejt pa një mjedis ku të mund të ushtrojë aktivitetin e vet. Një çështje gjyqësore mes pronarit të tokës dhe cirkut shqiptar ka mbërritur për ekzekutim në zyrat e Përmbarimit.
Orban vs Soros/Ligji i ri për arsimin synon mbylljen e Universitetit të Europës Qendrore
Qeveria hungareze e Viktor Orban po vepron me instrumente ligjore për të mbyllur Universitetin e Europës Qendrore(Central European University), i mirënjohur tashmë dhe i themeluar që nga viti 1990. Universiteti është themeluar nga miliarderi George Soros dhe ka aktualisht 14 000 studentë nga 117 vende të ndryshme. Drejtuesi i tij është Michael Ignatieff, një intelektual dhe studiues nga Kanadaja, i njohur edhe ky në plan ndërkombëtar. Sipas tij ligji që ka propozuar qeveria e Orban diskriminon posaçërisht universitetin për shkak të financimit të tij nga Soros.
Erdogan urdhëron mbylljen e një reviste satirike, pas publikimit të karikaturës së Moisiut
Revista satirike shekullare turke është mbyllur për një karikaturë. Dhe në mënyrë të “papritur” shkak është bërë profeti kryesor i izraelitëve, Moisiu që ishte subjekt i saj. Ajencia e lajmeve Agence France –Presse njofton se reveista është më e suksesshmja në zhanrin e vet në Turqi, por kjo nuk e ka ndaluar Ankaranë e drejtuar me dorë të hekurt nga Reçep Tayyip Erdogan dhe Islami i tij politik që të urdhërojë mbylljen. Në karikaturë shfaqet Moisiu me mjekër duke udhëhequr popullin e vet jashtë Egjiptit dhe duke përdorur mallkime vulgare.