mbikeqyrja
Ne jemi bagëtitë për fermat e të dhënave
Ronald Deibert, profesor i shkencave politike në Universitetin e Torontos dhe drejtor i Citizen Lab, instituti në Shkollën Munk pranë të njëjtit universitet, konsiderohet si pionier në studimin e spiunazhit dixhital, softuerit të mbikëqyrjes komerciale dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Monitorimi i kumarit, qeveria kërkon kompani private
Mbikqyrja “online” e industrisë së kumarit do të kryhet nga një kompani private. Pas vendimit të Këshillit të Ministrave në shtator, që i hapi rrugën këtij procesi, Ministria e Financave ka shpallur publikisht tenderin për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e sistemit qendror të monitorimit “online” për industrinë e lojrave të fatit. Sipas njoftimit, data përfundimatare e dorëzimit të ofertave do të jetë 12 janari i vitit të ardhshëm, ndërsa afati i kontratës është 30 vjet. Më parë, qeveria ka përcaktuar edhe kriteret për kompanitë që lejohet të marrin pjesë në tender.
Pas kapjes së 1.2 tonëve në Krujë, del lajmi se FNSH-ja është në aksion kundër trafikut të kanabisit
“1.2 ton drogë të Artur Bushit u kapën sot falë punës së përbashkët të SHISH-it dhe Prokurorisë. Përgëzoj dhe falenderoj punonjësit me integritet dhe kurajo të këtyre dy institucioneve”. Kështu e komentoi Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, kapjen e një sasie të madhe kanabis në Krujë. Ky është rasti i dytë që kapja e sasive të drogës komentohet si një vepër e institucioneve që nuk kontrollohen nga qeveria.
“Yahoo” hap dyert për NSA dhe FBI. Kontroll të gjitha e-maileve hyrëse
Agjencia e lajmeve “Reuters” njofton se kompania “Yahoo” ka skanuar me qindra milionë llogari – e-maile për llogari të NSA-së dhe FBI-së. Përmes një software ajo ka mundësuar kërkimin e të gjitha e-maileve hyrëse të klientëve të vet për informacione specifike të sugjeruara nga shërbimet sekrete amerikane.
“Reuters” i drejtoi pyetje kompanisë për këtë çështje dhe mori përgjigjen se “Yahoo është një kompani që i përgjigjet ligjit dhe vepron në përputhje me ligjet e SHBA-së”, duke mos shtuar më asgjë përtej kësaj.
Banka e Shqipërisë kujtohet më në fund për të kontrolluar bankat private
Janë konsideruara përherë institucione private të mbrojtura në mënyrë të posaçme. Madje edhe kur flitej për krizë, raportet e shumta deklaronin fitime të mëdha të bankave private në Shqipëri, ndaj të cilave qeveria e shkuar mori vetëm një masë: frenimin e transferimit të kapitaleve monetare jashtë vendit. Banka e Shqipërisë, institucioni që punon në luks pagash dhe shërbimesh, i cili duhet të bëjë mbikëqyrjen e tyre, nuk ka lëvizur nga vendi, përveçse së fundmi, me gjasë me shtysë të huaj.