“Yahoo” hap dyert për NSA dhe FBI. Kontroll të gjitha e-maileve hyrëse
Agjencia e lajmeve “Reuters” njofton se kompania “Yahoo” ka skanuar me qindra milionë llogari – e-maile për llogari të NSA-së dhe FBI-së. Përmes një software ajo ka mundësuar kërkimin e të gjitha e-maileve hyrëse të klientëve të vet për informacione specifike të sugjeruara nga shërbimet sekrete amerikane.
“Reuters” i drejtoi pyetje kompanisë për këtë çështje dhe mori përgjigjen se “Yahoo është një kompani që i përgjigjet ligjit dhe vepron në përputhje me ligjet e SHBA-së”, duke mos shtuar më asgjë përtej kësaj.
Çështja është se ligjet amerikane zbatohen në territor amerikan, ndërkohë që kompania ofron shërbime për klientë anembanë botës.
http://www.reuters.com/article/us-yahoo-nsa-exclusive-idUSKCN1241YT
Add new comment