Matthew Rozsa
Keqkuptimi dhe neveria fillestare me zbulimin mikroskopik të spermës
Qytetërimi njerëzor e kishte kuptuar mirë se si funksiononte seksi dhe riprodhimi shumë kohë përpara se të shpikej mikroskopi. Por deri në shekullin XII, pakkush e dinte se çfarë ishin në të vërtetë spermatozoidet, aq më pak të ishin të vetëdijshëm për pamjen e tyre të çuditshme. Dhe kur sperma më në fund u zbulua zyrtarisht, nga Antonie Philips van Leeuwenhoek, babai i mikrobiologjisë, ai u gjet kaq në siklet, saqë do të donte të mos e kishte parë atë që kishte nën lupën e mikroskopit.