Matjazh Nemec
Raportues për heqjen e vizave për poseduesit e pasaportave serbe në Kosovë
Përfaqësuesi evropian, Matjazh Nemec, u emërua raportues për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës që janë posedues të pasaportave nga Serbia. Ai e konfirmoi emërimin përmes rrjeteve sociale dhe tha se pret një vendim të shpejtë për anulimin e vizave për serbët e Kosovës, që kanë pasaporta të lëshuara nga autoritetet serbe.