masa e sigurise
Lirohet nga burgu Jamarbër Malltezi
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi lirimin e Jamarbër Malltezit, duke zbutur masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest në shtëpi.
Vendimi përcakton që Malltezi të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që banojnë me të.
Ndërkohë, e njëjta trupë gjykuese, vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Malltezi u arrestua më 21 tetor në kuadër të hetimeve që SPAK ka kryer për privatizimin e ish-klubit Partizani.
Sharje e fyerje nga gazetarët për Zykajn (Video)
Gjatë mbërritjes në Gjykatën e Vlorës 24-vjeçari Ritvan Zykaj u përball me sharje dhe fyerje jo vetëm nga të pranishmit, por edhe nga gazetarët. Mediat u lanë ta filmonin në sallën e gjyqit madje gazetarët nuk u penguan të lëshonin fyerje ndaj të akuzuarit.
24 vjeçari mbërriti në ambjentet e Gjykatës rreth orës 11 të paradites nën masa të rrepta sigurie.
Ish-drejtori i ASHR-së mbetet në burg
Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, do të qëndrojë në burg. Ky është vendimi i Gjykatës së Elbasanit që ka dhënë sot masën e sigurisë për Xhikën, i arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit. Ai akuzohet se ka abuzuar me dëm 5.3 miliardë lekë me fondet e rrugës Elbasan – Gjinar. Në seancë ka qenë edhe ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, ndërkohë që goditja e Xhikës po perceptohet se luftë politike ndaj LSI-së.
Hetimi për përgjimet, Gjykata konfirmon masën arrest shtëpie për dy punonjësit e policisë
Arrest shtëpie për dy punonjësit e policisë së shtetit, Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj. Kjo masë sigurie është rikonfirmuar nga Gjykata e Tiranës për dy oficerë policie që akuzohen se kanë kryer veprime të paligjshme me pajisjen përgjuese dhe kanë patur kontakt me këtë aparaturë.
Javën që vjen pritet që të shqyrtohet në Apel masa e sigurisë për për ish-drejtorin e Policisë, Haki Çako. Politika ka reaguar duke e cilësuar kriminale vendimin e gjykatës. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi nëse masa e sigurisë për Çakon do të konfirmohet.
PS: Korrigjuar
Hezitimi për t'i dhënë masën e sigurisë Emiljano Shullazit
Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë për të mërkurën dhënien e masës së sigurisë për Emiljano Shullazin, Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin. Për këta persona “Prokuroria e Krimeve të Rënda ka Sipas Prokurorisë, ka ngriturr akuzat e “shkatërrimit të pronës me eksploziv”, ndaj shtetasit Jani Zaka (Arjan Zika), me qëllim kanosjen e tij për fitimin e pasurisë në mënyrë të padrejtë. Prokuroria përmend edhe një rast tjetër të referuar nga Shërbimi Informativ në Prokurorinë e Durrësit për përfshirjen e Emiljano Shullazit në pronësinë e ish-hotel “Vollgës”.
Tallavaja e gjykatave/Ndryshon masa e sigurisë për të akuzuarin për trafik droge. "Është me azëm, gërrhet natën"
Gjykata në Lezhë ndryshoi masën e sigurisë për Petrit Bardhin, ish-kryetar komune në Kaçinar, i akuzuar për trafik droge. Siç raporton faqja “lapsi.al”, gjykata ka dhënë masën “arrest shtëpie” nga arrest me burg që ishte më parë. Arsyeja është e pazakontë: “Avokati mësohet të ketë thënë në gjyq se klienti i tij, 43-vjeçari vuan nga azma dhe për këtë arsye, gërhet natën. Gjyqtari ka qenë dakord dhe e ka pranuar këtë arsyetim”, raporton “lapsi.al”.
Gjykata e Lartë hap rrugën për rikthimin e Armando Prengës në kuvend
Gjykata e Lartë ndryshoi masën e sigurisë për Armando Prengën, deputetin e përjashtuar nga PS-ja, pas përfshirjes në konfliktin e armatosur me fisin Cala në komisariatin e Lezhës. Pas kësaj mase, Prenga mund të rikthehet në Kuvend.
Në seancën e sotme gjykata ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim për paraqitje”.
Sipas vendimit, Prenga do të paraqitet çdo të hënë në orën 10:00 në institucionet e drejtësisë për mbajtjen e kontakteve të nevojshme.
Armando Prenga thyen urdhërin e Gjykatës
Deputeti i akuzuar për plagosje me armë në Lagunën e Patokut, Armando Prenga ka thyer urdhërin e Gjykatës që i ka dhënë masën e sigurisë "arrest shtëpie", por është toleruar nga Prokuroria, e cila ka kërkuar që një gjë e tillë të mos përsëritet.
Nga burime te Abc News mësohet se Prokuroria i ka kërkuar Policisë së Shtetit që të verifikojë në vijimësi zbatimin e masës së sigurisë "arrest shtëpie" për deputerin Armando Prenga, pasi janë siguruar informacione nga burime zyrtare se i pandehuri nuk e respekton urdhërin e Gjykatës.
Qëlloi me armë pa leje, plagosi dhe kanosi, Gjykata e Lartë e kalon në arrest shtëpiak
Gjykata e Lartë ka vendosur sot të ndryshojë masën e arrestit për ish-deputetin socialist Armando Prenga në arrest shpëpiak. Avokati i tij Maks Haxhia ka dhënë disa arsyetime krejt të mjegullta se përse Gjykata e Lartë çon në arrest shtëpiak një neri që paraqet rrezikshmëri shoqërore si Prenga, i cili akuzohet se kreu plagosje dhe kanosje të rivalëve në binzes. Policia Shkencore madje provoi se Prenga gënjeu, pasi ai kishte qëlluar me armë pa leje.