Armando Prenga thyen urdhërin e Gjykatës
Deputeti i akuzuar për plagosje me armë në Lagunën e Patokut, Armando Prenga ka thyer urdhërin e Gjykatës që i ka dhënë masën e sigurisë "arrest shtëpie", por është toleruar nga Prokuroria, e cila ka kërkuar që një gjë e tillë të mos përsëritet.
Nga burime te Abc News mësohet se Prokuroria i ka kërkuar Policisë së Shtetit që të verifikojë në vijimësi zbatimin e masës së sigurisë "arrest shtëpie" për deputerin Armando Prenga, pasi janë siguruar informacione nga burime zyrtare se i pandehuri nuk e respekton urdhërin e Gjykatës.
Sipas Prokurorisë nëse konstatohet shkelja e urdhërit të gjykatës, nga ana e prokurorise do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore. Armando Prenga u dënua fillimisht me "arrest me burg", por gjykata e ndryshoi masën e sigurisë në arrest shtëpie.
Add new comment