Tallavaja e gjykatave/Ndryshon masa e sigurisë për të akuzuarin për trafik droge. "Është me azëm, gërrhet natën"

Postuar në 21 Shkurt, 2016 18:54

Gjykata në Lezhë ndryshoi masën e sigurisë për Petrit Bardhin, ish-kryetar komune në Kaçinar, i akuzuar për trafik droge. Siç raporton faqja “lapsi.al”, gjykata ka dhënë masën “arrest shtëpie” nga arrest me burg që ishte më parë. Arsyeja është e pazakontë: “Avokati mësohet të ketë thënë në gjyq se klienti i tij, 43-vjeçari vuan nga azma dhe për këtë arsye, gërhet natën. Gjyqtari ka qenë dakord dhe e ka pranuar këtë arsyetim”, raporton “lapsi.al”. Zakonisht masa arrest me burg është përligjur me rrezikshmërinë e personit dhe shmangien e mundësisë që ai të arratiset ndërkohë që është në gjykim. Petrit Bardhi akuzohet për trafik droge dhe në shtëpinë e tij u gjetën 424 kg lëndë narkotike, përpos faktit se qëndroi disa kohë në arrati. Si mund të klasifikohet një individ i tillë dhe çfarë arsyeje është “gërrhitja” në këtë kuadër? Këtë vetëm Gjykata në Lezhë e di. 

http://www.lapsi.al/lajme/2016/02/21/gërhiste-natën-trafikanti-i-drogës-lirohet-nga-burgu#.Vsn46xDGMgE

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.