Martin Wolf
Rikthimi i Çezarizmit
“Cezarët janë kthyer, Cezarët e mëdhenj dhe Cezarët e vegjël, në vendet e mëdha dhe vendet e vogla, në kombet e përparuara dhe kombet e prapambetura. Bota duket se është plot me Burra të Fortë të vetëshpallur që kapardisen, ose presin mundësinë t’i zënë vendin tjetrit, ose lëpijnë plagët dhe komplotojnë një rikthim pas rënies së tyre poshtëruese”.
Rreth nevojës për taksimin e tokës
Perspektiva e një çrregullimi monetar global
Në fund të janarit, Rusia kishte rezerva valutore me vlerë 469 miliardë dollarë. Ky akumulim lindi nga maturia që imponoi kriza e vitit 1998 dhe, siç shpresonte Vladimir Putin, njëkohësisht edhe një garanci për pavarësinë financiare. Por, kur filloi "operacioni special ushtarak" në Ukrainë, Putin u gjet para faktit se më shumë se gjysma e rezervave të tij valutore kishin ngrirë. Monedhat e armiqve të tij pushuan së qeni para të përdorshme. Kjo nuk ka rëndësi vetëm për Rusinë. Një demonetizim i shënjestruar i monedhave më të përdorura globalisht ka implikime të mëdha.