manhans
Lëndë organike në dy meteorë të rënë në Tokë në vitin 1998
Një tjetër provë për jetën organike jashtë planetit tonë, vjen nga dy meteoritë të rënë në Tokë më shumë se 20 vjet më pare, të quajtur Zag dhe Monahans.
I pari në vitin 1998 në Teksas dhe tjetri pak më vonë në Marok. Analizat e kryera mbi këto dy objekte të hapësirës sjellin në dritë prova dhe fakte të jetës organike dhe ujit jashtë planetit. Një studim i publikuar më 10 janar të këtij viti në revistën “Science Advances” tregojnë për ekzistencën e përbëresve kimikë kompleksë si hidrokarbonate dhe aminoacide.