manastiri

Mbyllet pas 900 vjetësh manastiri bernardin i Himmerod. Kosto dhe mungesë besimtarësh

Postuar në 16 Tetor, 2017 08:36

Një manastir 900 vjeçar në Gjermani do të mbyllet përfundimisht për shkak të kostove dhe mungesës së besimtarëve. Fjala është për manastirin bernardin të Himmerod Abbey, themeluar në vitin 1134 dhe krijuesi I urdhërit Bernardin – Cisternian, Bernhardi I Clairvaux.

Ministria e Kulturës reagon për manastirin e Shën Thanasit: E rrëzoi tërmeti

Postuar në 08 Qershor, 2017 19:39

Minisria e Kulturës ka reaguar ndaj rrëzimit të Manastirit të Shën Athanasit në Leshnicën e Poshtme në Sarandë. Sipas saj, manastiri është në listën e objekteve që po restaurohen, por tërmeti i muajit shkurt shkaktoi të tjera dëme.

Reagimi:

Në kishën e Shën Thanasit në Leshnicë janë kryer inspektime dhe ndërhyrje përforcuese nga DRKK Vlorë, ndërsa gjatë dekadave kjo kishë ka pësuar degradime të rënda në të gjithë elementët strukturorë përbërës të saj dhe nuk është kryer asnjë ndërhyrje deri në vitin 2014. 

Shembja e manastirit 400-vjeçar të Shën Athanasit, kush e mban përgjegjësinë? (Foto)

Postuar në 08 Qershor, 2017 13:07

Fushata e ka zhvendosur vëmendjen vetëm në spektaklin e protagonistëve që premtojnë shtet, por nga ana tjetër u fshihen përgjegjësie dhe refuzojnë të japin llogari për shtetin që drejtojnë, i cili mesa duket është një medalje me dy anë. Ajo që prezantohet dhe propagandohet dhe ajo që rrënohet nga mungesa e përgjegjësive të shtetit.  Dëshmia më tronditëse që vërteton këtë kundërthënie është trashëgimia kulturorore dhe ruajtja apo rivitalizimi i saj.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i jep fund përballjes ligjore për pronësinë e tokave nga Manastiri i Deçanit

Postuar në 21 Maj, 2016 18:20

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka dhënë fund debatit 16 vjeçar mbi pronësinë e Manastirit të Deçanit. Në një vendim të publikuar në faqen e saj online, gjykata konstaton papajtueshmërinë me Kushtetutën të vendimeve të “Kolegjit të Ankesave të Dhomes së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosoves për çështje që Lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit”.

Subscribe to RSS - manastiri