mali i zi
Askush nuk po i përshëndet zgjedhjet demokratike në Malin e Zi
Zgjedhjet në Malin e Zi kanë përfunduar. Ato kanë një fitues dhe një humbës. Ky i fundit historik madje.
Zgjedhjet ishin demokratike dhe të lira, në ndryshim nga zgjedhjet një partiake gjetiu.
Përmes tyre votuesit e vendit fqinj shprehën vullnetin e tyre për t’i thënë boll filozofisë qeverisëse: Me mua hanë të gjithë.
Një fitore politike dhe detyrimi për të zhvilluar imunitetin ndaj banalitetit të shqiptarëve
Zgjedhjet në Mal të Zi kanë provokuar ndryshime të mëdha në skenë politike rajonale.
Një Jo narrativës së rreme "kombëtare" të Tiranës
Dritan Abazoviç, një politikan i ri shqiptar në Mal të Zi ka zënë titujt e parë të mediave shqip në rajon. 35 vjeçari i shkolluar në Sarajevë flet për Malin e Zi dhe jo për pakicat, duke zëvendësuar paradigmën e zakonshme, shqiptar për shqiptarët, sllav për sllavët. Ai duket se ka një rol për të luajtur pas procesit zgjedhor që sapo përfundoi në Malin e Zi dhe gjasat janë që të qëndrojë i patundur në qëndrimin e vet kundër presidentit aktual Milo Gjukanoviç.
Pas ftesës shqip, solidariteti mes të akuzuarve si më të korruptuarit në rajon
Pas mesazhit që të votojnë Milo Gjukanoviçin, kryeministri Edi Rama ka dalë sot me një mesazh të ri për votuesit shqiptarë: ata duhet të votojnë Listën Shqiptare që ka në fokus një aleancë strategjike me Gjukanoviçin. Zoti Rama ka folur për nevojën që Mali i Zi të ruajë kursin perëndimor dhe të shmangë ato që i quajti “intereferenca nga jashtë botës perëndimore”, duke bërë të qartë kështu investimin e Tiranës zyrtare në linjën politike të Podgoricës.
Vuçiç: Në Malin e Zi po synohet dëbimi i plotë i serbëve brenda 10 vjetëve
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic mendon se në Mal të Zi po vihet në skenë një spastrim etnik që konsiston në largimin nga vendi të të gjithë serbëve brenda 10 vjetëve.
Qëllimi është që populli serb të zhduket nga Mali i Zi në një dekadë
tha ai gjatë një takimi me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Irinej.
Sipas tij themelimi i kishave të reja nuk ka mbështetje sidomos kur ato frymëzohen si akte nga politikanët.
Protesta në Mal të Zi pas arrestimit të peshkopit serb, Joanikije
Disa dhjetëra qytetarë nga Andrijevica në Malin e Zi kanë bllokuar qytetin e Slatinës në shenjë proteste ndaj arrestimit të peshkopit të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije, që drejton dioqezën e Budimlje-Nikshiqit.
Siç raportojnë mediat serbe rezidentët kanë bllokuar rrugën Berane-Andrijevica-Plavë që nga ora 11 e paradites së sotme duke përdour makina dhe motorrë.
Lavrov: Gjukanoviç dhe Mali i Zi na tradhëtuan
Sjellja e politikanëve malazezë përfshirë presidentin e vendit, Milo Gjukanoviç është cilësuar si tradhëti nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Teksa i është përgjigjur një pyetjeje të një studenti gjatë një lidhjeje video me studentë të Institutit Shtetëror te Moskës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Lavrov ndër të tjera tha:
Akomodues i interesave serbe
Kryeministri Edi Rama ka folur në Real-Story për akuzën që bëhet se ai favorizoi ndarjen e Kosovës. Duke akuzuar një segment të politikës dhe medias se kanë helmuar opinionin me një gjë të paqenë, z. Rama argumentoi se ndarja e Kosovës nuk ka qenë asnjëherë pjesë e axhendës së tij. Mirëpo ka qenë vetë kryeministri i Shqipërisë që ndër të tjera ka gjetur shembullin e gabuar për të mbrojtur veten:
Beogradi "harron" Serbinë e Vjetër. Kthen sytë nga "Serbia Bregdetare"
Mediat serbe, të deklaruara edhe si liberale, po shkruajnë këto kohë gjerësiht për situatën në Mal të Zi. Kanë lënë Kosovën pak mënjanë, e kanë harruar si pa dashje Serbinë e Vjetër, për t’i kushtuar vëmendje Serbisë Bregdetare siç ndoshta imagjinojnë se është Mali i Zi. Ligji për lirinë fetare, miratuar së fundmi, ka vënë në lëvizje Beogradin zyrtar që sheh te të drejtat e Kishës Orthodhokse Serbe mundësi të ushtrimit të interesave të veta.
Autoritetet malazeze ndalojnë hyrjen në Mal të Zi të një delegacioni serb me uniformë ushtarake
Autoritetet malazeze kanë ndaluar hyrjen e një delegacioni ushtarak serb të drejtuar nga ministri i Mbrojtjes, Alexander Vulin. Delegacioni ishte me veshje ushtarake dhe mendohej të vendoste një kurorë në Kolasin, pranë monumentit të Pavle Bulatoviç.
Mediat raportojnë se autoritetet kishin dhënë lejen fillimisht, por mandej i komunikuan ambasadorit serb në Podgoricë, Vladimir Bozoviç, se leja nuk ishte më e vlefshme.