magjistratet
Drejtësia, përgjegjësi e amerikanëve. Ambasadori Lu flet me gjuhën e një presidenti: “Shqiptarët duhet të mbushen me shpresë“
Ambasadori amerikan Donald Lu, ka përcjellë sot një mesazh të qartë për suksesin e reformës në drejtësi, ku ShBA u investua direkt. Gjatë ceremonisë së diplomimit të magjistratëve, ambasadori amerikan ka dalë hapur si garant i reformës, duke folur me një gjuhë që nënkupton se drejtësia në Shqipëri, këtej e tutje është përgjegjësi e amerikanëve.
Reforma në drejtësi, Komisioni i Reformës vendos uljen e pagave për magjistratët
Rrogat dhe shpërbimet për magjistratët do të ulen krahasuar me atë që ishte parashikuar më herët në kuadër të ngritjes së institucioneve të rejë të drejtësisë. Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi ka rënë dakord që pagat të shkojnë nga 330 mijë lekë në 250 mijë lekë, ardhur kjo si kërkesë e Ministrisë së Financave.
Rrogat e magjistratëve/Republikë parlamentare apo republikë gjyqësore?
Gazmend Oketa, një nga drejtuesit e Frymës së Re Demokratike dhe ish-ministër në qeverinë e Sali Berishës ka dhënë sot një intervistë “Gazeta Shqiptare” ku ndërntë tjera përcjell edhe disa komente për reformën në drejtësi. Duke qenë se politika i mohoi qytetarëve një debat real mbi reformën, për t’u zhytur e gjitha në manovrat për përfitim, një vlerësim në distancë ka rëndësinë e vet. Dhe probleme kjo reformë ka jo pak.
Fatura financiare e Reformës në Drejtësi/Pagat e 1000 gjyqtarëve sa buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes. Ministria e Financave kërkon rishikim
Fatura Financiare për përballimin e shpenzimeve që rrjedhin nga reforma në drejtësi është jo e vogël dhe vë në vështirësi buxhetin e shtetit. Kështu raporton “Vizion Plus” që informon se posedon korrespondencën mes Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën dhe Ministrisë së Financave. Sipas kësaj korrespondence, rezulton se edhe trajtimi me paga i gjyqtarëve dhe prokurorëve, që do të kryejnë detyrat në institucionet e reja që krijohen kanë një efekt jo të vogël.