Drejtësia, përgjegjësi e amerikanëve. Ambasadori Lu flet me gjuhën e një presidenti: “Shqiptarët duhet të mbushen me shpresë“

Postuar në 04 Tetor, 2016 21:26

Ambasadori amerikan Donald Lu, ka përcjellë sot një mesazh të qartë për suksesin e reformës në drejtësi, ku ShBA u investua direkt. Gjatë ceremonisë së diplomimit të magjistratëve, ambasadori amerikan ka dalë hapur si garant i reformës, duke folur me një gjuhë që nënkupton se drejtësia në Shqipëri, këtej e tutje është përgjegjësi e amerikanëve.

“Koha e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar ka përfunduar. Sot është dita juaj. Ky është momenti që një brez i ri gjykatësish dhe prokurorësh të lënë gjurmë në këtë botë. Shqiptarët duhet të mbushen me shpresë se brezi juaj do të jetë brezi që do të rikthejë shpresën dhe besimin se do të ketë drejtësi për të gjithë. Ata duan të besojnë se brezi juaj do ta përdorë këtë mundësi të çmuar të reformës në drejtësi për t’u siguruar që të gjithë njerëzit – fajtorë dhe të pafajshëm – do të trajtohen me respekt në këtë shoqëri”, tha Lu, duke bërë edhe një lloj zëdhënie të shqiptarëve të thjeshtë, atribute këto që zakonisht i merr presidenti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.