lypur
"Prindërit që nxjerrin fëmijët për të lypur: burg deri 10 vjet"
Saimir Tahiri ka deklaruar se në kuadër të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore do të kërkojë aplikimin rigoroz të legjislacionit për prindërit që braktisin fëmijët dhe i nxjerrin për të lypur. Gjatë fjalës së mbajtur sot në konferencën me këtë temë, Ministri i Brendshëm apeloi edhe shoqërinë të heqë dorë nga dhënia e lëmoshës për fëmijët e rrugës, duke e quajtur këtë gjest një akt po aq kriminal që i hap rrugë trafikimit.