"Prindërit që nxjerrin fëmijët për të lypur: burg deri 10 vjet"
Saimir Tahiri ka deklaruar se në kuadër të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore do të kërkojë aplikimin rigoroz të legjislacionit për prindërit që braktisin fëmijët dhe i nxjerrin për të lypur. Gjatë fjalës së mbajtur sot në konferencën me këtë temë, Ministri i Brendshëm apeloi edhe shoqërinë të heqë dorë nga dhënia e lëmoshës për fëmijët e rrugës, duke e quajtur këtë gjest një akt po aq kriminal që i hap rrugë trafikimit. Sipas tij, sado e dhimbshme dhe njerëzore të duket dhënia e ca parave, është akti kriminal që bën secili për të mbajtur në këmbë një sistem të padukshëm të shfrytëzimit të fëmijëve. “Çdo fëmijë që kërkon lëmoshë është viktimë e familjes së tij më së pari, policia do fillojë të kërkojë aplikimin rigoroz të legjislacionit, për dënim deri 10 vjet heqje lirie për prindërit që identifikohen në kushtet e braktisjes së fëmijës dhe nxjerrin e shfrytëzojnë ata për të kërkuar lëmoshë, ky është sigurisht parakusht, ose kusht i nevojshëm për të lejuar pasojat kriminale të braktisjes dhe shfrytëzimit të fëmijëve.” tha Tahiri.
Add new comment