Luiza Gega
Korruptuesi
Kryeministri Edi Rama ka hedhur ca radhë sot në profilin e vet në Facebook lidhur me mënyrën sesi u reagua në media dhe rrjetet sociale pritja e Luiza Gegës. Zoti Rama ka folur për shpërblimet e rritura, për faktin se ndaj sportit të gjithë janë borxhlinj dhe se ata që e panë ceremoninë si vjedhje të meritës dhe vëmendjes në fakt nuk shërohen nga urrejtja e vet, pasi sipas kryeministrit përfaqësojnë një vijë që “ku merr jetë urrejtja profesionale e mendjembrapshtëve që e përndjekin këmba-këmbës këtë vend, qysh nga dita e krijimit të alfabetit shqip”.
I njëjti karadyzen përherë
Është pritur në mënyrë ceremoniale Luiza Gega që u shpall kampione e Europës. Më saktë është pritur në Pazar ma tam tame në një dekor të improvizuar, vezullues aty-aty, i gjithi në bulevardin më indiferent të Europës, edhe pse jo neutral, shoqëruar nga një bandë frymore veshur me teshat e çuditshme që janë i vetmi tregues serioz i më të vërtetës histori tonës.
Maratonë e llojit Veliaj, bashkia ndryshon fituesin (Video)
Bashkia e Tiranës solli kurorat nga Athina për t’i dhënë një solmenitet më të madh maratonës së Tiranës, por në fund tiumfoi provincializmi dhe padrejtësia. Dhe për këtë u kujdes vetë Bashkia që organizonte dhe garën. Video e mëposhtme tregon sesi organizatorët shkurorëzuan një vrapuese keniane për t’i dhënë fitoren Luiza Gegës, bashkë me çekun përkatës. Prezantuesi nuk jep arsye, por e thotë hapur që ka marrë urdhër nga organizatorët të ngjisë në podiumin e fituesit Luiza Gegën.