I njëjti karadyzen përherë

Postuar në 23 Gusht, 2022 12:13

Është pritur në mënyrë ceremoniale Luiza Gega që u shpall kampione e Europës. Më saktë është pritur në Pazar ma tam tame në një dekor të improvizuar, vezullues  aty-aty, i gjithi në bulevardin më indiferent të Europës, edhe pse jo neutral, shoqëruar nga një bandë frymore veshur me teshat e çuditshme që janë i vetmi tregues serioz i më të vërtetës histori tonës.

Koha do ta harrojë këtë dhallë të ngrohur që pamë sot dhe Luiza Gega do të gëzojë me shumë gjasë arritjen e jetës së saj, që është tërësisht personale. Do harrohet edhe kjo vjedhja që zorzopët e pushtetit i bëjnë një triumfi personal sepse koha e marrë dhe vëmendja e pretenduar për një sportiste në fakt u shndërruan në duel verbal me të tjerë që nuk ishin aty.

Dëgjoheni pak kryebashkiakun Veliaj, kryeministrin, të gjithë që folën. Shihni pak sjelljen dhe mimikat e këtyre manekinëve të një shfaqjeje të neveritshme dhe ndoshta, në mirëkuptimin e detyrueshëm që duhet të kemi me veten, ndoshta, me shpresë të Zotit, dalim edhe në përfundimin se njeriu që ka një minimum dinjiteti duhet t’i rrijë larg kësaj lloj feste. Sepse si mund të vazhdosh të jesh i gëzuar kur je i detyruar të shtrëngosh dorën me kryeministrin dhe shpurën e tij vetëm e vetëm që të plotësosh dekorin e festës që atij i duhet?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.