lufte

Kathimerini: Janullatos po luftohet nga qarqe islamike në Tiranë

Postuar në 18 Gusht, 2016 10:51

Duke marrë shkas nga inagurimi i Katedrales "Ringjallja e Krishtit" në Gjirokastër, gazeta greke "Kathimerini" i bën një analizë të shkurtër përpjekjeve të kryepeshkopit Janullatos për të ringritur Kishën Ortodokse në Shqipëri. Gazeta e quan mrekulli atë që ka bërë Janullatos në 25 vite të qëndrimit të tij më Shqipëri, duke nënvizuar se përpjekjet e tij janë luftuar dhe po luftohen nga qarqe islamike në Tiranë.

Putin, i aftë t'i shpallë luftë NATO-s

Postuar në 24 Korrik, 2016 11:20

Vladimir Putin nuk do të hezitojë t'i shallë luftë NATO-s nëse kërcënimi për Rusinë do të shtohet nga grumbullimi i forcave të Aleancës në shtetet balltike. Paralajmërimi për këtë rrezik jepet në një raport të shkruar nga gjenerali britanik Richard Shirreff dhe ish-këshilltari i ministrit të Jashtëm të Polonisë, Maciej Olex-Szczytowski.

Kadirov deklaron se çeçenët janë të gatshëm të luftojnë kundër ISIS-it

Postuar në 02 Tetor, 2015 13:58

Agjensia italiane e lajmeve ANSA raporton se lideri çeçen, Ramzan Kadirov ka premtuar dërgimin e trupave të vendit të tij në Siri për të luftuar kundër ISIS-it. “Unë kërkoj të na lejojnë të shkojmë për të marrë pjesë në operacionet speciale”, deklaroi Kadirov duke saktësuar se për këtë veprim duhet autorizimi i presidentit Vladimir Putin. “Si mysliman, si çeçen dhe si patriot rus deklaroj se në vitin 1999, kur republika jonë ishte në dorë të këtyre djajve që ekzistojnë edhe sot, ne u betuam mbi Kuran se do të luftonim gjithë jetën tonë kundër tyre, kudo që të gjendeshin”, theksoi Kadirov.

Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Arizonës ndërmarrin luftën online ndaj ISIS

Postuar në 28 Shtator, 2015 11:45

Analistët e të dhënave dhe ekspertë e “informacionit Cascade” janë duke përdorur aftësitë e tyre për të penguar përhapjen e ideologjisë terroriste nga grupe si Isis, të cilët po rrisin gjithnjë e më shumë aftësinë e rekrutimit online.

Kali dhe njeriu

Postuar në 16 Gusht, 2015 20:27

Kali. Kafsha fisnike, bashkëudhëtare e njeriut, pjesë e pandarë edhe e historisë së qytetërimit. Marrëdhënia mes kalit dhe njeriut zë fill që në kohërat prehistorike, diku te 900 mijë vjet më parë, pas mbërritjes së eohippus – kali i parë – në Europë nga Amerika e Veriut. “Rreth 50 milionë vjet më parë, në pyjet e Amerikës së Veriut, një barngrënës i druajtur, më pak se dy këmbë i gjatë, ushqehej me gjethe dhe fruta. Paraardhësit e kësaj krijese të vogël që tani quhet, eohippus – kali i parë – rreth 1.5 milionë vjet më parë evoluan në atë që sot e njohim si kali.

Rusi – SHBA, fjala ‘luftë’ përmendet gjithnjë e më shpesh

Postuar në 15 Gusht, 2015 21:00

Nuk është vetëm Rusia që flet për mundësinë e një lufte në shkallë të gjerë me ShBA-në. Tashmë ka edhe zëra në Perëndim që po vlerësojnë se përballja mes dy fuqive kryesore ushtarake në botë është pjesë e axhendës së parashikimeve në fushën e sigurisë. “Euobserver” i ka dhënë hapësirë një raporti të hartuar nga një OJF britanike, e cila ka bërë profilin e stërvitjeve të fundit të Rusisë dhe të NATO-s.

Pages

Subscribe to RSS - lufte