luan starova

“Dashuria” e re e Francois Hollande për shqiptarët: Shkrimtari Luan Starova nderohet me “Legjioni i Nderit”

Postuar në 02 Prill, 2017 20:09

Një tjetër shqiptar merr nderimin e Legjionit të Nderit nga Franca. Luan Starova, shkrimtar dhe profesor i letërsisë frënge në Shkup, ish-ambasador i Maqedonisë në Paris, është nderuar së fundmi nga presidenti francez Hollande, me titullin “Legjioni i Nderit”. Në njoftimin e vet, agjencia maqedonas “MIA”, raporton se titulli i është akorduar Starovës për kontributin që ka dhënë në forcimin e marrëdhënieve franko-maqedone. Një arsyetim ky që qëndron mirë në këmbë po të mendosh se edhe vepra letrare e Starovës vlerësohet në Francë.

Subscribe to RSS - luan starova