“Dashuria” e re e Francois Hollande për shqiptarët: Shkrimtari Luan Starova nderohet me “Legjioni i Nderit”

Postuar në 02 Prill, 2017 20:09

Një tjetër shqiptar merr nderimin e Legjionit të Nderit nga Franca. Luan Starova, shkrimtar dhe profesor i letërsisë frënge në Shkup, ish-ambasador i Maqedonisë në Paris, është nderuar së fundmi nga presidenti francez Hollande, me titullin “Legjioni i Nderit”. Në njoftimin e vet, agjencia maqedonas “MIA”, raporton se titulli i është akorduar Starovës për kontributin që ka dhënë në forcimin e marrëdhënieve franko-maqedone. Një arsyetim ky që qëndron mirë në këmbë po të mendosh se edhe vepra letrare e Starovës vlerësohet në Francë.

Vlen ky nënvizim pasi titulli i akorduar për kryeministrin shqiptar Edi Rama, javën që iku, mbetet padyshim një nga enigmat soft të presidencës së Hollande, që duket se në fund të mandatit të vet ka “rënë në dashuri” me shqiptarët.

http://mia.mk/en/Inside/RenderSingleNews/323/133637051

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.