luan leka
Biznesmeni Leka: Niviciotët nuk kanë asnjë dokument të vlefshëm për Kakomenë(dhe një vendim i 2008-ës)
Biznesmeni Luan Leka ka reaguar sot publikisht për çështjen e krijuar në Kakome, ku ai ka marrë në pronësi mbi 100 ha për të zhvilluar një kompleks turistik. Reagimi i mëposhtëm e z. Leka nis me faktin juridik se gjykatat kanë rrëzuar pretendimet e banorëve, se zhurmën po e bëjnë 4-5 familje, se procedura e provtizimit nga shteti ka nisur pas zgjidhjes së problemit gjyqësor etj.. Më tej z. Leka vë në dukje një fakt sipas të cilit:
Gjykatën e bllokon Edi Rama. Nuk e marrin dot Kakomenë, jo Luan Leka, por të ngrihet gjyshi dhe këlyshi
Media të ndryshme lokale në Jug po raportojnë për një protestë të disa banorëve të Nivicë Bubar të cilët janë mbledhur para gjykatës së Gjirokastrës, kur pritet të shqyrtohet çështja e Kakomesë. Nga sa shihet në video, banorët thonëse kërkojnë pronën e tyre, brenda ligjit dhe asgjë më shumë, duke akuzuar Sali Berishën, Fatos Nanon dhe Edi Ramën si fajtorë për zvarritjen gati 30 vjeçare.
Po të jetë për fshat turistik ne e gjejmë vetë një sheik andej nga Arabia dhe e bëjmë fshatin. Jo ta bëjë Luan Leka, Dritan Çela apo Edi Rama
Projekt për fshat bregdetar 39 ha, me 400 dhoma dhe 300 vila në Kakome. Porositës, biznesmeni Luan Leka
Simone Micheli, arkitekt i njohur italian që predikon si filozofi të punës së vet “luksin demokratik” njofton në faqen e vet online për një projekt të quajtur “Saranda Beach Village”. Micheli, që ka qenë më herët në Shqipëri ku edhe ka hapur një ekspozitë, thotë se fshati në fjalë do të nisë së shpejti pas një mirëkuptimi mes tij dhe klientit Luan Leka, një biznesmen i njohur shqiptar.