lojerat e fatit
Një ekonomi që ka ngecur në vend..., në udhëkryq dhe ende pa busull
Ka nisur beteja kundër informalitetit dhe qeveria vetë ka krijuar pritmëri thuajse absolute për këtë operacion. Çdo gjë mbetet për t’u parë, pasi jemi ende në fazën e spektaklit të kuponave në shitësit ambulantë. Ministri i Financave theksoi sot edhe shlyerjen e borxheve ndaj biznesit, si për të vënë në një bazë morale të drejtën e qeverisë që kërkon tani detyrimet që i takojnë. Mirëpo kjo është njëra anë, pasi në krahun tjetër, është vetë kryeministri që e lidh rënien e të ardhurave dhe krizën e tanishme, me një moment kalimtar që vjen nga ndryshimi i modelit ekonomik?