ligjin
Qeveria shkel ligjin, Lati: S’na pyetën rreth vendimit mbi koncesionin për portin e karburanteve
Qeveria shkeli ligjin duke e anashkaluar Autoritetin e Konkurrencës nga koncesioni për portin e ri të karburanteve në Porto Romano. Në një prononcim për “Top Channel” kryetarja e këtij institucioni, Lindita Lati, tha se Autoriteti nuk u vu fare në dijeni për koncesionin por u njoh me të rastësisht në faqen zyrtare të Parlamentit kur kontrata gati ishte mbyllur. “Aty ne pamë ligjin që ishte në radhë për të kaluar që i jep të drejtë ekskluzive në Porto Romano.
Ligji mbi koncensionet, mungojnë aktet nënligjore ndërsa po jepen me koncensione sektorë që s'janë parashikuar në ligji
Në Tiranë, Instituti Shqiptar i Shkencave bëri të ditur se ligji mbi koncensionet ka mbetur pa një seri aktesh nënligjore, por megjithatë zyrtarët po japin kontrata koncensionare. Sipas studimit të këtij Instituti, autoritetet nuk kanë krijuar regjistrin koncensionar dhe nuk kanë përcakuar rregullat e këtyre proceseve për koncensione. Autorët e studimit, pohojnë se transparenca nuk është e plotë sa i takon llogaritjeve në vlerën e koncensioneve.