LGBT
Kryeministri slloven, pro qëndrimit hungarez për LGBT: Po shkohet drejt kolapsit të BE-së
Kryeministri i Sllovenisë, Janez Janša ka mbrojtur qëndrimin e Hungarisë kundër përfshirjes së përmbajtjes së materialeve informuese për LGBT në shkolla dhe televizione.
Të imponosh vlera imagjinare euorpiane do të ishte rruga më e lehtë për kolapsin e BE-së. BE-ja bën bashkë vende me tradita të ndryshme, kultura të ndryshme…ka dallime që duhet të merren parasysh dhe të respektohen
citohet Janša nga mediat ruse.
Mbi kompozitorët myslimanë të Festivaleve dhe kontestimi i LGBT për fituesin
Festivali i 54 i RTSH-së u shoqërua me polemika që dolën jashtë sferës artistike dhe që prekën më së shumti ndjeshmëri që lidhen me përkatësinë fetare apo seksuale të pjesëmarrësve apo të personave të përmendur gjatë netëve të festivalit. E para që ka reaguar ka qenë vajza e kompozitorit Feim Ibrahimi, pas shprehjes së Pandi Laços gjatë prezantimit për kompozitorë myslimanë që i dhanë artit shqiptar, duke përmendur nominalisht edhe emra të veçantë.