Kryeministri slloven, pro qëndrimit hungarez për LGBT: Po shkohet drejt kolapsit të BE-së

Postuar në 05 Korrik, 2021 16:31

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Janša ka mbrojtur qëndrimin e Hungarisë kundër përfshirjes së përmbajtjes së materialeve informuese për LGBT në shkolla dhe televizione.

Të imponosh vlera imagjinare euorpiane do të ishte rruga më e lehtë për kolapsin e BE-së. BE-ja bën bashkë vende me tradita të ndryshme, kultura të ndryshme…ka dallime që duhet të merren parasysh dhe të respektohen

citohet Janša nga mediat ruse.

Ai është politikani i dytë brenda BE-së, krahas kryeministrit polak, që ka mbështetur kryeministrin hungarez në samitin e unionit lidhur me lirinë e fjalës. Kundër qëndrimit të kryeministrit slloven ka dalë edhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen që ka cilësuar se liria e shprehjes, diversiteti dhe barazia janë vlerat bazë që duhen mbështetur. Edhe në Shqipëri, ambasada që mbështet më shumë komunitetin LGBT dhe përfshirjen e materialeve për të, është ajo gjermane. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.