letrat kredenciale
Genc Pecani paraqet letrat kredenciale si ambasador i Shqipërisë në Federatën Ruse
Në datën 5 nëntor në Kremlin është zhvilluar ceremonia e dorëzimit të letrave kredenicale të disa ambasadorëve të akredituar në Federatën Ruse. Ceremonia është zhvilluar në grup dhe aty ka marrë pjesë presidenti Vladimir Putin dhe ministri i Jashtëm, Seregy Lavrov. Letrat kredenciale i ka dorëzuar edhe ambasadori i ri i Shqipërisë në Rusi, Genc Pecani. Aktiviteti është shfrytëzuar nga Putin për të mbajtur një fjalë prej 14 minutash ku ai ka vënë në dukje paradoksin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe disa prej vendeve në fjalë, përfshirë Shqipërinë.