Genc Pecani paraqet letrat kredenciale si ambasador i Shqipërisë në Federatën Ruse

Postuar në 07 Nëntor, 2024 20:44

Në datën 5 nëntor në Kremlin është zhvilluar ceremonia e dorëzimit të letrave kredenicale të disa ambasadorëve të akredituar në Federatën Ruse. Ceremonia është zhvilluar në grup dhe aty ka marrë pjesë presidenti Vladimir Putin dhe ministri i Jashtëm, Seregy Lavrov. Letrat kredenciale i ka dorëzuar edhe ambasadori i ri i Shqipërisë në Rusi, Genc Pecani. Aktiviteti është shfrytëzuar nga Putin për të mbajtur një fjalë prej 14 minutash ku ai ka vënë në dukje paradoksin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe disa prej vendeve në fjalë, përfshirë Shqipërinë.

Ambasadorët e Japonisë, Kanadasë, Maltës, Shqipërisë, Zelandës së Re, Italisë, Spanjës, Iralndës, Danimarkës, Belgjikës, Hollandës dhe Finlandës, marrin pjesë në këtë ceremoni. Nuk është sekret se kontaktet dyplaëshe në nivelin zyrtar, bizneseve dhe shoqërisë ciovile janë reduktuar në minimum. Bashkëpunimi mbi çështjet e rëndësishme ndërkombëtare dhe ato rajonale kanë ngrirë. Pavarësisht kësaj, Rusia ka qenë përherë dhe mbetet e angazhuar në bashkëpunimin me përfitim të dyfishtë dhe nuk kërkon konfrontim.

Shpresoj se një qasje e balancuar dhe racionale në bashkëpunimin me Rusinë do të dominojë sërish qëkurse historia e marrëdhënieve të vendeve tuaja me Rusinë ka rrënjë të thella dhe ëstë e mbushur me shembuj të partneritetit me përfitim të dyfishtë…

ka thënë Putin.  

Ndërkohë vetëm sot në Samitin e Komitetit Politik Europian në Hungari, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama siguronte presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy se ai nuk duhet të ketë frikë nga ardhja e Trump si president i SHBA, një deklaratë që mëton një rol ndërmjetësi dhe një qasje partizane që shpjegohet ndoshta në kinematografi.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.