leter e bardhe
Letër e bardhë nga… populli
Një votim fillimisht me letër të bardhë. Pastaj edhe një tjetër… Tetëdhjetë e tre për qind kanë votuar “pa shenjë” në një votim të përsëritur. Ata që kanë dorëzuar fletën e bardhë janë shtuar nga votimi i pare tek i dyti. Kaq mjafton që pushteti të mos ketë më qetësinë të përballet me qytetarët e tij. Shkrimtari portugez, Jose Saramango, përmes rrëfimit në romanin “Le të ulërijmë”, ka thurur metaforën e revoltës moderne, të një kundërshtimi të pushtetit pa fjalë – pikërisht në shekullin kur fjalshmëria ka marrë dhenë dhe është zemra e sotme e atyre që duan të kenë pushtetin.